Gusht 25, 2020 | E martë

Share This Post With:

‘Artistët në Karantinë’ – Edona Kryeziu

📹 ‘E kam materializuar ‘Dritaret pa dalje’ një ditë para se ta lija Prishtinën, për tu kthyer në Gjermani, atje ku kam lindur dhe ku jam rritur, pothuajse pas një viti jetë në Kosovë. Përgjatë ditëve të karantinës, reflektimet mbi kufinjtë, lirinë e lëvizjes, shtëpinë dhe veten time u bënë më të shpeshta. Ta përjetosh karantinën në Prishtinë më bëri të reflektoj mbi narrativat e viteve 90’, mbi orën policore, mbylljen, historinë e migracionit dhe realitetin aktual të tij. Tingulli i videos është nxjerrë nga protestat nëpër ballkone, kundër despotizmit të politikanëve” – Edona Kryeziu

Edona është pjesëmarrëse në ekspozitën virtuale ‘Artistët në Karantinë’ e cila është hapur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë. Mos e humbni këtë ekspozitë: https://bit.ly/2Y5oA7J ⬇️