Tetor 3, 2022 | Monday

Aulon Curri – aktivist i pasionuar për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të njeriut

Aulon Curri është ambasador i ri nga Kosova, i apasionuar pas Mbrojtjes së Mjedisit dhe të Drejtave të Njeriut.  

Tejet kurreshtar për gjithësinë dhe natyrën, Auloni studion Gjeografinë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe i pëlqen aktivitete të tilla si çiklizmi, shëtitjet dhe shikimi i yjeve.

Pozita e Ambasadorit të Ri Evropian e ka lejuar atë të jetë sa më i angazhuar në fushat e tij të interesit dhe të ketë një ndikim më të madh në qëndrimet mjedisore të masave, të trajtojë sfidat dhe problemet që kërcënojnë mjedisin si dhe të jetë më mirë i informuar dhe të marrë pjesë në aktivitete për çështjet e të drejtave të njeriut në botën moderne.

Pas lidhjes së tij me komunitetin mjedisor dhe të të drejtave të njeriut, Auloni mori pjesë në Konferencën Rinore të Ballkanit Perëndimor në Shkup, duke hapur një diskutim në Dhomën e Gjelbër mbi mënyrën më të mirë për të angazhuar të rinjtë për një të ardhme më të gjelbër dhe gjendjen e Ballkanit Perëndimor në aspektin e mbrojtjes mjedisore.

Nisma #mosemerrmalin ishte një takim ku Auloni dhe të tjerë morën pjesë për të ndihmuar në mbrojtjen e zonave pyjore dhe biodiversitetit në Kosovë si dhe në problemet e përgjithshme mjedisore me të cilat kanë dhe përpiqen të merren vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aulon shprehet fuqishëm, “Në të ardhmen e afërt dëshira dhe entuziazmi im për të marrë pjesë në aktivitete do të jetë edhe më i madh sepse aktivizmi është një nga pasionet e mia dhe është një mundësi e mirë për të treguar sfidat e ndryshme që janë të pranishme në botën moderne”.