Shtator 3, 2019 | Tuesday
Më 29 gusht, ZBE/PSBE mbajti një diskutim tjetër në vargun e Bisedimeve Gjinore të BE-së, këtë herë me temën ‘Barazia gjinore në sport’. Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësues nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës, Federatat e ndryshme të sporteve, profesorë të edukatës fizike dhe sportit, studentë të kësaj fushe, sportiste profesioniste dhe sportiste veterane.
Diskutimi u përqendrua në çështjen e përfaqësimit të pamjaftueshëm të grave në sporte, qoftë në pjesëmarrje, menaxhim, arsim dhe si trajnere dhe rëndësinë e përmirësimit të kësaj situate. Më tej, u diskutuan në hollësi arsyet që lidhen me dallimin aktual në paga bazuar në gjini dhe mbulimin jo të barabartë nga mediat.
Pjesëmarrësit shtjelluan përvojën e tyre të kaluar, sfidat ekzistuese dhe dolën me disa rekomandime se si të trajtohen këto pabarazi përmes mjeteve të integrimit gjinor.
Mbi Bisedimet Gjinore të BE-së: Në Janar 2019, si rezultat i drejtpërdrejtë i një Analize Gjinore të Kosovës, të financuar nga BE, Zyra e BE/PSBE në Kosovë filloi një varg diskutimesh, me titullin: Bisedimet Gjinore: Sepse ne bëjmë ndryshim. Në bashkëpunim me Shtëpinë e Evropës në Kosovë, këto bisedime synojnë t’i vendosin në kontekst pabarazitë brenda temave të ndryshme, ta ngrisin vetëdijen, të kontribuojnë në ndryshimin e mentaliteteve dhe t’i përmirësojnë politikat e barazisë gjinore në Kosovë.