Korrik 2, 2020 | Thursday

BE-ja dhe UNOPS-i dorëzuan një dërgesë tjetër të ndihmës së BE-së për Kosovën për luftimin e koronavirusit

Më 2 korrik 2020, BE-ja, në bashkëpunim me partnerin e vet UNOPS, dorëzoi një dërgesë tjetër të ndihmës së BE-së për Kosovën për luftimin e koronavirusit. Ajo përbëhet nga komplete testimi, shtretër spitalorë dhe lloje të ndryshme të pajisjeve mjekësore.

Ambasadorja Apostolova i dorëzoi Ministrit Armend Zemaj dhe autoriteteve shëndetësore të Kosovës:
6 mijë komplete testimi për COVID-19,
90 shtretër spitalorë,
mbi 67 mijë maska të frymëmarrjes,
350 oksimetra pulsi në gisht,
5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë.

Vlera totale e këtij donacioni është rreth 800 mijë euro, dhe është pjesë e ndihmës së BE-së për Kosovën për përballimin e pandemisë COVID-19, dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve UNOPS.

Me këtë rast, Ambasadorja Apostolova u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat shumë të rëndësishme kundër pandemisë.