Tetor 18, 2021 | Monday

Bëhuni pjesë e Erasmus+ dhe përfitoni nga mundësitë e mrekullueshme arsimore

I financuar nga Bashkimi Evropian, Erasmus+ ju ofron studentëve dhe profesionistëve mundësi trajnimi dhe edukimi në Universitete të njohura Evropiane. Përgjatë viteve të fundit, studentë dhe profesionistë të shumtë kanë përfituar nga programe të ndryshme edukimi dhe trajnimi në Universitete Evropiane. Për të mësuar më shumë për programet dhe mundësitë prej të cilave mund të përfitoni, ndiqni tryezën e diskutimin me studentë dhe profesionistë të cilët ishin pjesë e programit.