Qershor 7, 2019 | Friday

Biseda inspiruese e BE-së me Shqipe Breznicën

Shqipe Breznica ishte mysafirja e radhës në kuadër të “Bisedave inspiruese të BE-së”, këtë muaj duke korresponduar edhe me Fushatës për Zhvillim Ekonomik #LetsTalkEconomy.

Në një diskutim me Vjosa Berishën nga Europe House, Breznica –  grua e suksesshme me shumë përvojë në punën e saj me sektorin ekonomik në Kosovë, ndau me publikun përvojën e saj.

Shqipe punon në HELP si Koordinatore e Programit, duke ndihmuar mikro-bizneset në Kosovë.

“Unë besoj në ndryshimin në Kosovë, me punë dhe me angazhim maksimal nga të gjithë ne. Projekti ku punoj ofron grante për bizneset e vogla dhe duke krijuar mundësi për ndihmë në ekonominë e vendit. Pjesa më e mirë e punës sime është kur shoh rezultatet dhe atë në një kohë shumë të shkurtër rekorde” tregoi Bereznica.

Bisedat inspiruese ndodhin çdo muaj, në Prishtinë dhe Mitrovicë, në Europe House, duke sjellur kësisoj tregime inspiruese të njerëzve të suksesshëm në sektore të ndryshme të jetës në Kosovë.