Mars 28, 2019 | Thursday

Bisedë inspiruese me Aleksandar Vukosavljevic, kikbokser dhe kampion MMA

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Mitrovicën e Veriut ka organizuar një bisedë inspiruese me Aleksandar Vukosavljevic, kikbokser dhe kampion MMA e poashtu edhe trajner në sportin e kikboksit.

4-1

Si një atlet dhe trajner personal shumë i suksesshëm, Aleksandër gjatë bisedës tregoi se cilat janë disa prej praktikave më të mira që një njeri të jetë i shëndetshëm dhe të mbajë regjim për trupin e tij, parakushte këto për një rritje më të mirë.

5-1

Me temën kryesore të diskutimit rreth sjelljeve pozitive me anë të një stili të jetës më të shëndetshme, pjesëmarrësit patën mundësi të njoftoheshin edhe me informacion se si të arrijnë fokusin për të maksimizuar rezultatin.

Disa prej pyetjeve që u diskutuan në ngjarje ishin edhe se si të forcojmë trupin dhe imunitetin, si ta bëjnë fitnesin më gjithëpërfshirës dhe se si të largohemi nga konsumimi i alkoholit, drogave dhe substancave tjera që mund ta dëmtojnë shëndetin tonë.