Shtator 19, 2019 | Thursday

Bisedë Inspiruese me artisten Nevena Bozhoviq

Muajin shtator në Europe House në Mitrovicën e Veriut në kuadër të Bisedës Inspiruese ishte e ftuar një prej emrave më të njohur nga Mitrovica e Veriut, Nevena Bozhoviq.

E rritur dhe lindur në Mitrovicën e Veriut, Nevena nisi këtu hapat e parë për të vazhduar më pas në Beograd. Ajo është e para artiste që ka marrë pjesë edhe në Eurovizionin për fëmijë dhe atë kryesorin për të rritur. Këtë vit ajo përfaqësoi Serbinë në Eurovizion, me këngën “Kruna”.

Po këtë këngë ajo e këndoi edhe në fund të Bisedës Inspiruese.