Gusht 9, 2019 | Friday

Bisedë inspiruese me Zumra Kabashin

Shtëpia e Evropës në Mitrovicën Veriore organizoi një bisedë frymëzuese me  Zumra Kabashin, ngjarja frymëzuese e jetës së të cilës përfshin një karrierë 17-vjeçare në basketboll.

Në këtë diskutim u prekën përvojat dhe arritjet e saj si basketbolliste gjatë periudhës së Jugosllavisë dhe mënyra se si ato lidhen me gjendjen aktuale.

Duke ardhur nga një epokë tjetër ku nuk ishte me rëndësi se cilit nacionalitet i takon, Zumra tha se qëllimi i saj sot mbetet ndikimi në rini që “të mos e kultivojnë nacionalizmin dhe urrejtjen ndaj njëri tjetrit”.