Janar 15, 2019 | E martë

Share This Post With:

Broshura: Mjedisi duhet të jetë prioritet për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë

#GiveGreenaAchance

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/EUSR lansoi në 24 dhjetor 2018 Fushatën për Mjedis, me sloganin #GiveGreenaChance, e cila vazhdoi deri me 6 dhjetor 2018.

Gjatë fushatës u organizuan disa aktivitete, duke përfshirë këtu edhe aktivitetin #InstaGreen me fotografitë më të mira në rrjetin social Instagram, realizuar nga qytetarët të cilët kanë gjetur praktikat e mira dhe ato që e dëmtojnë mjedisin dhe ambientin ku jetojmë në Kosovë.

Aktiviteti me Pemën e Ndërgjegjësimit ka ndodhur në Prizren, në Pejë dhe në Prishtinë, derisa shfaqje filmash u organizuan në disa universitete dhe lokacione nëpër Kosovë. Të tjerat aktivitete ishin vizitat në projektet që u financuan nga Bashkimi Evropian në Kosovë nëpër vite, ndërsa fushatën e ndihmuan edhe paraqitjet televizive të ndryshme të zyrtarëve të BE-së për të promovuar mesazhet kryesore të Fushatës.

Një përmbledhje të këtyre aktiviteteve dhe Fushatës mund ta gjeni në këtë broshurë, duke klikuar këtu.

Related Posts