Korrik 23, 2018 | E hënë

Share This Post With:

Arsimi Cilësor është…

Më 14 qershor 2018 u mbyll Fushata për Arsim Cilësor.

Fushata nga më të parat e BE-së si pjesë e asistencës së BE-së ndaj Kosovës zgjati gjashtë javë me organizimin e ngjarjeve të ndryshme edukative dhe kulturore në mbarë Kosovën.

Ambasadorja Nataliya Apostolova ritheksoi rëndësinë e arsimit cilësor në fjalën e saj përmbyllëse.

“Çdo ditë e humbur në adresimin e nevojës për cilësi është krim ndaj brezave të rinj dhe Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë këtë. Është fakt i njohur se për një kohë të gjatë arsimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar në Kosovë, por tash është koha për brezat e rinj që të jenë në nivel të njëjtë me moshatarët e tyre nëpër shoqëritë evropiane. Mu për këtë arsye, BE e ka caktuar arsimin si fushë prioritare të punës në Kosovë”, tha Apostolova.

Ceremonia përmbyllëse e Fushatës për Arsim Cilësor është mbajtur në Qendrën Burimore – Përparimi.

Related Posts