Prill 08, 2016 | E premte

Share This Post With:

Competitions

THIRRJE PËR TË GJITHË VULLNETARËT E RINJ NË KOSOVË

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian lanson garën EU Ambasadori Vullnetar i Ri!

Dorëzo një formular aplikimi 1-faqe për aktivitetin tuaj vullnetar për një mundësi për tu nderuar për punën tuaj dhe për të fituar një netbook ose tabletë.

Data e fundit për aplikim është 20 tetor 2016, 24:00

Për më shumë informata vizitoni www.euicc-ks.com ose dërgoni email në info@euicc-ks.com.

 

FLIER:

A jeni vullnetar për këshillin tuaj rinor lokal ? Apo ndoshta jeni pjesë e ndonjë klubi mjedisor për pastrimin e qytetit tuaj apo kohën tuaj e shpenzoni si vullnetar në organizimin e ndonjë aktiviteti  ose festivali me karakter kulturo-artistik në Kosovë? Mos e humbisni mundësinë që puna juaj si vullnetarë të njihet!

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian lanson garën për Ambasadori Vullnetar i Ri i BE-së, ku ftohen studentet e shkollave të mesme dhe universiteteve në mbarë Kosovën të tregojnë rreth punës së tyre vullnetare si dhe ndikimin që ka kjo në komunitetet e tyre.

Kush ka të drejtë aplikimi?

  • Studentë të shkollave të mesme dhe universiteteve

Çfarë ju nevojitet për aplikim?

  • Formular aplikimi deri në një faqe ku përshkruani punën tuaj vullnetare dhe ndikimin që ka pasur në komunitet, duke përfshirë nënshkrimin e një personi zyrtar i cili është në dijeni rreth punës tuaj.
  • Aplikimet duhet të dorëzohen deri me 20 tetor 2016, 24:00 përmes email-it në info@euicc-ks.com ose një kopje e printuar e aplikimit në zyrat e EUICC-së në Prishtinë apo Mitrovicën e Veriut.

Kriteret për aplikim:

  1. Plotësimi i të gjitha kritereve
  2. Numri i orëve vullnetare të shërbyera
  3. Ndikimi në komunitet

Tre ambasadorët vullnetar më të mirë do të shpërblehen me çmime dhe do të ftohen në një koktej rasti për të nderuar aplikimin e tyre në EUICC në Prishtinë.

*Shënim: Të gjitha aplikimet e dyshimta për plagjiaturë ose që nuk janë punë origjinale e studentit/es që aplikon, do të skualifikohen.

 

Related Posts