Maj 31, 2021 | Monday
Për të shënuar Ditën e Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë organizuan aktivitete të shumta kulturore, edukuese, dhe zbavitëse, të cilat filluan me 9 maj, dhe përfunduan me 14 maj.
Aktivitetet e Ditës së Evropës filluan me ngjyrosjen e shkallëve kryesore të lagjes “Arbëria/Dragodan,” nga artisti i njohur ndërkombëtar Demos, si dhe nga artistë të tjerë vendor; të cilët përmes instalacionit artistik transformuan pamjen e shkallëve, dhe dërguan mesazh për mbrojtjen e ambientit.
Po ashtu në atë ditë, Shtëpia e Evropës në Kosovë transmetoi koncertin e muzikës klasike të performuar nga kuarteti vjenez “AUREUM Saxophon Quartett”, të cilët përgatitën program të veçantë për Ditën e Evropës.
Koncerti kryesor i Ditës së Evropës i muzikës moderne, u mbajt me 9 maj, me ç’rast yjet kryesore të muzikës bashkëkohore performun në një koncert, i cili u transmetua në televizionin kombëtar Klan Kosova, dhe në faqen e Shtëpisë së Evropës në Facebook.
Po ashtu me 9 maj, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, morri pamje të re, pasi që u ndriçua në të kaltër dhe të verdhë, apo me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, në përfundim të Ditës së Evropës, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomash Sunjog, me një mesazh iu drejtua njerëzve në Kosovë, i cili u transmetua në Klan Kosova dhe faqen e Shtëpisë së Evropës në Facebook.
Me 10 maj, Ambasadori Tomash Sunjog ju përgjigj pyetjeve të fëmijëve rreth Evropës dhe Bashkimit Evropian.
Për të mësuar më shumë për Bashkimin Evropian, më shumë se një-mijë përdorues morën pjesë në kuizin online “Sa e njihni BE-në”, ku patën mundësi të garojnë për tri shpërblime. Për të shikuar kuizin, klikoni këtu.
Me 12 maj, u hap ekspozita virtuale “Duar të vogla, vepra të mëdha”, e cila shfaq punimet artistike të nxënësve të talentuar të shkollës së artit “Da Vinci Course” dhe Shoqatës së Autizmit. Për të vizituar ekspozitën, klikoni këtu.
Ndërkohë, me 13 maj, u shpallën fituesit e garës së fotografisë “Mbështetja e BE-së ndaj Kosovës”.