Qershor 29, 2016 | Wednesday

Garë për filmin (Dokumentarin) më të mirë të shkurtër, me temë: Projektet Zhvillimore të BE-së në Kosovë

Thirrje për të gjithë filmbërësit në Kosovë!

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Kosovë lanson garën për filmin më të mirë të shkurtër, duke thirrur filmbërësit të prodhojnë një film apo film dokumentar me gjatësi deri ne 5 minuta, të fokusuar në temën për projektet zhvillimore në Kosovë të përkrahura nga Bashkimi Evropian.

Një shkollë? Një pallat? Apo një projekt agrokulturorë?

Në vitin 2015, Bashkimi Evropian në Kosovë ka përkrahur më shumë se 280 projekte në Kosovë. Se si kanë ndikuar këto aktivitete në jetën e qytetarëve Kosovarë, na e tregoni përmes filmit!

Kriteret e pjesëmarrjes:

  • Filmi (Dokumentari) nuk duhet të jetë me i gjatë se 5 minuta.
  • Përmbajtja duhet të jetë me temë për projektet që kanë përfunduar apo ende vazhdojnë të Bashkimit Evropian në Kosovë
  • Prodhimi duhet të jetë punë origjinale

 

Kush ka të drejtë aplikimi?

  • Individët
  • Studentët
  • Filmbërësit amatorë
  • Kompanitë për prodhimin e filmave

* me bazë në Kosovë

Me cka duhet të aplikoni?

  • Një pëmbledhje me informacion për filmin
  • Biografi të shkurtër
  • Filmi (Dokumentari)

 

Data e fundit për aplikim: 30 Gusht 2016, 16:00h.

Aplikoni përmes e-mail në info@euicc-ks.com apo silleni kopjen e fortë të aplikimit tuaj në zyrat e EUICC-së në Prishtinë apo Mitriovicë të veriut.  * Luteni që materialet filmike t’i dergoni përmes WeTransfer

 

3 vendet e para do të shpërblehen me kamera profesionale:

 

Për më shumë informata vizitoni:  www.euicc-ks.com ndërsa për më shumë ide rreth projekteve të Bashkimit Evropian në Kosovë klikoni këtu.

 

EUICC PRIZES