Prill 15, 2021 | Thursday

Përfitimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit

Për të shënuar përvjetorin e 5-të të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së), Shtëpia e Evropës lansoi një fushatë duke demonstruar ndikimin pozitiv që marrëveshja pati në Kosovë. Fushata përfshin video-intervista me ekspertë ekonomikë dhe juridik, përfitues; editorial të Ambasadorit Szunyog; dhe një seri të video-animacioneve të cilat tregojnë se çka nënkupton MSA-ja për ekonominë, punësimin, konsumatorët, arsimin dhe ambientin.