Tetor 18, 2013 | Friday

Çiklizmi në kostum afarist – Ardian Jashari

Çiklizmi është një aktivitet i njohur në mbarë botën. Njerëzit nuk e bëjnë atë vetëm për të qëndruar në formë, por edhe për të qarkulluar nëpër qytet. Kohëve të fundit, po shoh për ditë e më shumë çiklistë nëpër Prishtinë. Jam i lumtur që shoh se numri i njerëzve që shkojnë në punë me biçikleta është rritur. Unë personalisht, e bëj këtë për një kohë të gjatë. Edhe pse Prishtina nuk ofron infrastrukturën e nevojshme për çiklistë, ne e kemi tejkaluar këtë pengesë duke e kthyer atë në një sfidë dhe me rritjen e numrit të çiklistëve tanë, po rritet edhe nevoja për infrastrukturë më të dukshme.

Nëse para 10 viteve në Prishtinë do të ju kishin parë të shkoni me biçikletë në punë, veshur me kostum, njerëzit do të kishin qeshur me ju. Sot nuk është njësoj. Të shkosh me biçikletë në punë do të thotë të arrish më shpejtë atje sepse e shmang trafikun, kryen punët e ditës dhe arrin më shpejtë në takim. Kjo gjithashtu do të thotë që kursen para sepse harxhon kalori dhe jo karburant. Dhe, më e rëndësishmja, mban ajrin e pastër për fëmijët e tu, derisa edhe e mban vehten në formë.

Pra, pse të presim?  Çiklizmi për në punë nuk është më i jashtëzakonshëm.