Dhjetor 26, 2023 | Tuesday
Digital4Business është projekt i financuar nga BE-ja, që synon të përforcojë digjitalizimin dhe transformimin digjital të ekonomisë së Kosovës. Në blogun e mëposhtëm, Dea Hajdaraj, specialiste e komunikimit, ofron një pasqyrë të synimeve, objektivave dhe momentumeve të rëndësishme të projektit të arritura përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian.
Nga: Dea Hajdaraj, Specialiste e Komunikimit
Digital4Business është projekt i Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Zbatimi i tij përbrenda Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren – një qendër rajonale në zhvillim për ndërmarrësi, inovacion biznesi dhe zhvillim të shkathtësive – i është besuar bashkërisht nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Duke filluar punën e tij në shkurt të vitit 2022, Digital4Business synon të përforcojë në mënyra të ndryshme digjitalizimin dhe transformimin digjital të ekonomisë së Kosovës, veçanërisht të shumë Ndërmarrjeve Mikro dhe të Vogla (NMV) të vendit dhe fuqisë punëtore, duke u fokusuar veçanërisht në fuqizimin e popullatës gjerësisht të re dhe grave në Kosovë. I vendosur në Qendrën për Transformim Digjital të ITP-së si shërbim me një ndalesë për zhvillimin e ekosistemit digjital, katër fushat e intervenimeve të tij janë dizajnuar që të shkallëzohen dhe të qëndrojnë edhe përtej përfundimit të zbatimit të projektit në maj 2024.
Digital4Business mbështetet në katër fusha të intervenimeve:
Fuqizimi i fuqisë punëtore digjitale
Nëpërmjet Digital4Business, më shumë se 800 të rinj dhe gra, të cilët ose janë pa punësim të qëndrueshëm ose janë të punësuar në një NMV, përfitojnë kualifikim më të lartë dhe rikualifikohen përmes kurseve të avancuara të trajnimit për shumëllojshmëri të shkathtësive digjitale. Kurset e trajnimit zbatohen nga Akademia për Inovacion Innovemia, e themeluar nga kompania për media digjitale dhe argëtim e themeluar në Kosovë, MetDaan, si dhe Skill Factory nga Cacttus Education në ITP Prizren dhe në Prishtinë. Digital4Business kështu kontribuon në një fuqi punëtore më kompetente në aspektin digjital duke mundësuar krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e rritjes së biznesit, reziliencës dhe inovacionit në Kosovë.
Mbështetje për NMV-të për të digjitalizuar operacionet dhe aktivitetet e tyre të biznesit
Përkundër progresit në digjitalizimin e ekonomisë kosovare, avancimi aktualisht është kryesisht i përqendruar tek kompanitë më të mëdha. Për këtë arsye, Digital4Business mbështet drejtpërdrejt rrugëtimet digjitale të 30 NMV-ve nga e gjithë Kosova, të cilat u përzgjodhën përmes një thirrje të hapur dhe ende operojnë kryesisht sipas modelit tradicional të biznesit. Me ndihmën e Ekspertëve të Certifikuar për Transformim Digjital (CDTE) dhe bazuar në vlerësimet e kryera të maturitetit digjital, janë përgatitur strategji individuale për transformim digjital për secilën kompani dhe këto janë mbështetur financiarisht dhe teknikisht në fazën fillestare të zbatimit. Iniciativa lehtësohet nga dy nga anëtarë të Qendrës për Inovacion Digjital (DIH) – një shtyllë kyçe në iniciativën e Komisionit Evropian për Digjitalizimin e Industrisë Evropiane – e cila u themelua në kuadër të Qendrës për Transformim Digjital në ITP Prizren si shërbim afatgjatë me një ndalesë për të mbështetur ekonominë e Kosovës në përgjigjen ndaj sfidave digjitale dhe për t’u bërë më konkurruese.
Përmirësimi i mësimnxënies elektronike përmes Rrjetit Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim (KREN)
Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim (KREN) është themeluar në vitin 2019 në ITP Prizren përmes projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës (KODE), i mbështetur nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe i zbatuar në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë (ME). Misioni i tij është fuqizimi i transformimit digjital në komunitetin e hulumtimeve dhe edukimit në Kosovë, nxitja e inovacionit dhe zhvillimi i infrastrukturës dhe shërbimeve të avancuara. Me mbështetjen e Digital4Business synohet zhvillimi dhe përdorimi i shërbimeve për e-mësimnxënie përmes një platforme të Sistemit për Menaxhim të Mësimnxënies (LMS) të bazuar në Moodle. Jo vetëm që u bënë investime të konsiderueshme për sigurimin e pajisjeve dhe softuerëve shtesë për t’i zgjeruar më tej kapacitetet e rrjetit të përdoruesve të KREN-it dhe qendrës së tij të të dhënave në këtë drejtim, por gjithashtu u dha mbështetje strategjike dhe teknike, si dhe u zbatuan masa për ngritjen e kapaciteteve, si p.sh. programi për Trajnim të Trajnerëve për Dizajnerë Mësimdhënës.
Hulumtime të aplikuara dhe transferimi i teknologjisë
Në kuadër të fushës së katërt të intervenimeve të Digital4Business, në shtator 2022 u lansua një thirrje e hapur për ndarjen e katër granteve deri në 50,000 euro, secili për zbatimin e përbashkët të projekteve për hulumtime të aplikuara nga Institucionet publike të Arsimit të Lartë (IAL) në bashkëpunim me të paktën një kompani lokale mikro, të vogël ose të mesme. Si rezultat, u pranuan më shumë se 20 projekt propozime, nga të cilat një komitet vlerësues ndërkombëtar përzgjodhi katër idetë e projekteve fituese. Projektet të cilat janë të gjitha nga Universiteti i Prishtinës janë aktualisht në zbatim dhe përfshijnë fusha të tilla si optimizimi i menaxhimit të trafikut, parkimi inteligjent, qasjet inovative për prodhimin dhe aplikimin e frasit të insekteve, si dhe prodhimi i qëndrueshëm i qumështit. Skema e granteve shoqërohet me një program të vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve për të rritur vetëdijësimin për rëndësinë dhe zgjerimin e kapaciteteve për bashkëpunim të intensifikuar në hulumtime ndërmjet botës akademike dhe industrive në Kosovë.
Në nivel institucional, Digital4Business mbështet themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Hulumtime, Inovacion dhe Transferim të Njohurive (CRIKT) nga Universiteti i Prizrenit, me lokacion në ITP Prizren, me fokus të veçantë në lehtësimin dhe promovimin e punës hulumtuese të Universitetit dhe zhvillimin e sistemit për transferim të njohurive dhe teknologjisë.
Për të mësuar më shumë rreth Digital4Business dhe iniciativave të tij transformuese në peizazhin digjital, vizitoni Digital4Business.