Tetor 1, 2019 | Tuesday

Diskutim i frytshëm për ndryshimet klimatike

Në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë/EUSR, Europe House – Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut organizoi një diskutim rreth ndryshimeve klimatike me panelistët:

Marijana Zelenoviq
Fakulteti i Shkencave Teknike

Miran Vatovec
Zyra e Bashkimit Evropian/EUSR

Mihajlo Vujasin
Gazetar i çështjeve të mjedisit

Organizuar në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, ngjarja kishte për qëllim të fokusohej rreth ndryshimeve klimatike dhe pasojave të tyre në njerëzim. Duke ardhur në përfundim se situata nuk është e mirë dhe se të gjithë duhet të kontribuojmë në ndryshim, panelistët diskutuan mbi faktorin njeri dhe mbi praktikat e mira të ruajtjes së klimës, mjedisit dhe ambientit rreth nesh.