Dhjetor 20, 2018 | Thursday
Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Mitrovicë ka organizuar një panel diskutimi për të shënuar 70-të vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës Univerzale për të Drejtat e Njeriut. Debati me titull ‘Të drejtat e njeriut në Procesin e Hyrjes në BE’ pati për panelistë:
Stefano Gnocchi, Këshilltar për Çështje Politike dhe Komunitete në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë
Boyd McKechnie, Këshilltar i Lartë për Çështje Politike në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë
Marko Milosavljevic, Youth Initiative for Human Rights
Ruzica Simic, NGO Womens Rights
Qëllimi i ngjarjes në fjalë ka qenë promovimi i të drejtave të njeriut me anë të diskutimit për përvojat e aktivistëve në të drejtat e njeriut dhe sfidat që ata i hasin në punën e tyre në një ambient i cili shpesh është i tmerrshëm ndaj tyre. Këta aktivistë çdo ditë ekspozohen para rrezikut. Debati tregoi se si qytetarët mund të luftojnë për të drejtat e tyre dhe se si procesi i hyrjes në Bashkimit Evropian duhet të shërbejë për përmirësimin e të drejtave të njeriut.
Moderuar nga Ivana Petronic, diskutimi preku edhe rolin e Bashkimit Evropian që të drejtat e njeriut në regjion të respektohen, dhe veprimet që duhet të ndërmirren në të ardhmen në këtë klimë politike në Kosovë.