Shtator 5, 2018 | Wednesday
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicë të Veriut ka organizuar një mëngjes diskutimi me aktivisten Milica Andric nga nisma lokale LINK. Biseda me Milicën u fokusuar në vullnetarizmin brenda komunitetit dhe mënyrat se si njerëzit nuk duhet humbur mundësinë të aktivizohen për ndryshim në ambientin ku jetojnë.
“Të jesh vullnetar në kompani, në organizata joqeveritare apo në institucione qeveritare ndihmon shumë në diturinë dhe eksperiencën e cila më pas sjellë vendin e punës” tregon Andric. Diskutimi gjithashtu u zhvillua rreth asaj se si mund te ketë më shumë organizata, nisma apo grupe të cilat ofrojnë shërbime vullnetare dhe ku të rinjtë dhe qytetarët mund të angazhohen.
Për më tepër, Andric gjithashtu potencoi faktin e vështirësisë për të angazhuar më shumë të rinj në punë vullnetare, kjo shkaku i motivimit dhe interesimit të njerëzve.
Në anën tjetër, me 28 gusht në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë u shfaq filmi francez “Hippocrates/Diary of a French Doctor” në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Prishtinë dhe Ambasadën Franceze në Kosovë.
Filmi është realizuar në vitin 2014-të me regji nga Thomas Lilti, ndërsa ishte pjesë e Javës së Kritikës Ndërkombëtare në Festivalin e Filmit në Kanë, në po të njëjtin vit. Filmi u nominua në shtatë kategori në çmimet prestigjioze franceze Cesar Aëards, pëfshirë nominimet për aktorin më të mirë në rol dytësor që luhet nga Reda Kateb.
Audienca më pas pati mundësinë që të diskutonte dhe të ishte pjesë e një ahengu që pasoi pas shfaqjes së filmit.