Dhjetor 11, 2020 | Friday
10 dhjetori apo Dita e të Drejtave të Njeriut, është shënuar me aktivitete të ndryshme. Në një video të shkurtë senzibilizuese kundër diskriminimit, aktivistë të drejtave të njeriut bashkë me Ambasadorin Szunyog, dërguan mesazhe të shpresës, pranimit dhe bashkëjetesës.
Ndërkohë, në një panel diskutimi online rreth të Drejtave të Njeriut në Kosovë u organizua, ku u diskutua me Kryetarin e Gjykatës Supreme, Avokatin e Popullit dhe Drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë / Zyra e Kryeministrit. Diskutimi u moderua nga Maria Berishaj-Sylejmani, Zyrtare politike dhe për të drejtat e njeriut në zyrën e BE-së.