Prill 16, 2018 | Monday

Dizajno posterin dhe krijo sloganin tënd

EUICC_EU DAY_poster competition_alb

Detajet e çmimit: Shuma prej €1000 do të ndahet ndërmjet dy fituesve

Dosja e dorëzimit: Formati digjital në formatin JPEG dhe deri në maksimum 10MB me emrin, numrin e kontaktit, adresën e emailit të pjesëmarrësit. Të gjitha shënimet duhet të dorëzohen në formë të plotë JO më vonë se 30 prill 2018.

Pjesëmarrja në konkurs është falas.

Na dërgoni me email punën tuaj mundësisht si paketë në vektor (pdf ose jpeg) në adresën e mëposhtme info@euicc-ks.com. Subjektet e vonuara ose jo të plota nuk do të merren parasysh.

  • Dita e Evropës 2018 – Hapet gara e postereve dhe sloganeve rreth Arsimit Cilësor

Dizajno posterin dhe krijo sloganin tënd për të qenë pjesë e garës!

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian janë të lumtur të prezantojnë garën për dizajnimin e postereve dhe sloganeve në rëndësinë e arsimit cilësor në Kosovë.

Krahas Kampanjës në Arsim Cilësor e cila do të lansohet shumë shpejt në Kosovë, dizajnerët por edhe të gjithë personat kreativë mund të aplikojnë në këtë garë me punët e tyre artistike.

Çka është arsimi cilësor? Çka nënkupton arsimi dhe edukimi për ty dhe si mund ta ndryshojë arsimi cilësor mendësinë në Kosovë? Çka mund të bëhet për përmirësimin e arsimit, cila janë pikat e forta dhe të dobëta të arsimit në Kosovë? Si e shihni ju lidhjen në mes të Bashkimit Evropian dhe arsimit në Kosovë?

Bëhu kreativ dhe dorëzo punën tënde për të qenë pjesë e garës. Çmimi prej €1000 do të ndahet në gjysmë për dy fituesit e garës.

Posterët do të jenë pjesë e ekspozitës në EUICC në Prishtinë dhe në Mitrovicë, si pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës.

Afati i fundit për aplikim në garën tonë është 30 prill 2018!