Nëntor 20, 2019 | Wednesday

‘Embrace Me Kosovo’, një ekspozitë me personat me nevoja të veçanta

Në 19 nëntor, në Europe House në Prishtinë mirëpritëm një ekspozitë të veçantë që trajton jetën e personave me nevoja të veçanta.

Fotografja Karin Brongers është thelluar në jetën e nëntë njerëzve me nevoja të veçanta në Kosovë, të cilët kanë një mangësi e cila i bashkon por edhe i bën të vazhdojnë tutje.

Në natën e hapjes së ekspozitës, Bronkers përmendi se sa momente të bukura ajo ka kaluar duke i vizituar edhe duke jetuar për pak kohë me këta njerëz dhe me familjet e tyre, me të mira dhe momentet më të trishta.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, tregoi se Kosova duhet të bëjë më shumë për këtë kategori të njerëzve dhe të gjithë së bashku, përfshirë politikën, duhet të angazhohemi për mirëqenie më të mirë për këta njerëz.

Selimi, Medina, Isufi, Ndalorja, Albini, Aldi, Festimi, Drita dhe Roni ishin ata që erdhën në këtë ekspozitë me anë të fokusit të fotografisë.

‘Embrace Me Kosovo’ do të qëndrojë e hapur në Europe House deri me 14 dhjetor, në Prishtinë.