Nëntor 5, 2020 | Thursday

Emrush Ujkani: Plani “Mini Marshal” për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

Ashtu sikur edhe u bë e ditur në majin e këtij viti në Samitin e Zagrebit se Bashkimi Evropian planifikonte përgatitjen e një platforme shumë më të detajuar për investime në Ballkanin Perëndimor, një gjë e tillë u rikonfirmua në tetorin e këtij viti. Një plan i tillë vjen në një kohë shumë kritike për vendet e Ballkanit Perendimor, veçanërisht me pasojat të cilat është duke i lënë pandemia COVID-19.

Vlera rreth 9 miliardë euro e dizajnuar për periudhën 2021 – 2020 në kuadër të IPA 3, në fakt fokus kryesor parasheh të ketë zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve përmes investimeve të ndryshme.  Madje Bashkimi Evropian edhe e emertoi këtë “Plani Ekonomik dhe i Investimeve nga Bashkimi Evropian për Ballkanin Perëndimor”.

Ajo çka e bën edhe më interesante dhe konkrete qasjen e BE-së në këtë rast është edhe mundësia që vendet e Ballkanit Perendimor do kenë mundësinë e përfitimit nga një dritare e posaçme: “Western Balkans Guarantee Facility”.

E gjitha kjo do ketë si rioritet ndërlidhjen më të mirë të ekonomive të vendeve të rajonit në rend të parë dhe së dyti pastaj me vendet e Bashkimit Evropian.

Marrë parasysh këto fakte, atëherë emërtimi si një Mini Marshal Plan i një strategjie të tillë zaten edhe mund të argumentohet. Por një krahasim mund të jetë më bindës në qoftë se edhe vetë vendet e Ballkanit Perendimor tregohen më korrekte me veten e tyre, qytetarët por edhe Bashkimin Evropian, nëse një investim të tillë e përkthejnë në rezultate konkrete të cilat i bëjnë këto vende më prosperuese dhe me ekonomi më stabile por edhe politikisht të qëndrueshme.

Është momenti i fundit që vendet e Ballkanit Perendimor integrimin në BE ta trajtojnë si prioritet kryesor sepse një proces i tillë heret apo vonë është i pa alternativë. Prandaj, të veprojmë tani që neser mos të jetë vonë.

 

Emrush Ujkani,

Drejtor Ekzekutiv- European Investors Council