Maj 21, 2019 | Tuesday

‘EU Biseda Inspiruese” me Dorjan Berishaj nga Zombie Soup

Me datë 20 maj 2019, Europe House mirëpriti Dorjan Berishaj – Bashkëthemelues i Zombie Soup, për një bisedë inspiruese në kuadër të “EU Inspirational Talks”.

Në kuadër të aktiviteteve të Fushatës për Zhvillim Ekonomik #tëflasimpërekonominë e lansuar në fillim të muajit maj, Europe House po vazhdon të sjellë personazhe të ndryshme të cilat me aftësitë e tyre kanë ndihmuar në ekonominë e vendit dhe janë bërë pjesë e tregut të lirë.

Berishaj para audienës e prezantoi Zombie Soup, një kompani që punon në realitet virtual dhe me intelegjencë artificiale. Berishaj e prezantoi HEALTHTECH – diçka në të cilën kompania punon për një kohë të gjatë, në lidhjen mes shërbimeve mjekësore dhe teknologjisë për qytetarët e Kosovës.

Dorjani është arkitekt i softuerit me 10 vite përvojë ndërsa ka menaxhuar kreativitetin e disa projekteve në Kosovë. Sot ai punon me rreth 30 persona në stafin e Zombie Soup.