Mars 26, 2019 | Tuesday

EU gender talk fokusohet në barazinë gjinore në kohën e zgjedhjeve

Ngjarja e tretë me radhë në kuadër të ‘EU Gender Talks’ u mbajt në EUICC në Prishtinë me 25 mars, me pjesëmarrjen e Annette M.Fath Lihic nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Valdete Daka nga Komisioni Zgjedhor në Kosovë.

Reyes Charle Cuellar, këshilltare gjinore në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë mirëpriti të pranishmit për të diskutuar për një temë interesante – barazia gjinore në rrethin elektoral dhe procesin zgjedhor.

IMG_0482

Annette M. Fath Lihic tregoi gjatë tryezës së është vështirë në plot shtete sot që gratë të zgjedhen në pozicione politike dhe në ato pozita ku ka vendimmarrje.

“Në Kosovë ka disa gra në pozita të larta, dy gra ministre dhe asnjë grua kryetare të qytetit. Ne me Bashkimit Evropian kemi lansuar disa programe së fundmi që merren me gratë në politikë. Njëri nënkupton udhëtimin në zonat rurale ku do të flitet me gratë dhe do të inkurajohen ato për futje në procese vendimmarrëse ndërsa tjetri projekt ka të bëjë me trajnimin e grave që potencialisht mund të futen në politikë” ka treguar Fath Lihic.

IMG_0481

Valdete Daka, Kryetare e Komisionit Zgjedhor tregoi se gjithsesi ka më shumë nevojë për gra në politikë duke marrë parasysh diskriminimet e shumta që i bëhen grave në Kosovë.

“Lajmi i mirë është se sot ka gra në Parlamentin e Kosovës të cilat janë zgjedhur aty pa kuotë, pra e kanë tejkaluar kuotën. Në anën tjetër, shumë institucione sot nuk e implementojnë Ligjin për Barazi Gjinore i cili përcakton kuotën e pjesëmarrjes së grave” ka treguar mes tjerash Daka.

IMG_0500

Valdete Idrizi, ish kandidate për kryetare të Mitrovicës, tregoi se është problem i madh që gratë të mbijetojnë në politikë, në një ambient ku ka më shumë figura mashkullore.

“EU Gender Talks” do të vazhdojë çdo muaj, secilën herë me fokus në një temë tjetër që lidhet me gratë. Në muajt në vazhdim të do diskutohet për pjesëmarrjen e grave në politikë, mungesën e barazisë në ndërmarrësi dhe në biznes dhe tema të tjera në këtë ndërlidhje.