Tetor 16, 2019 | Wednesday

EU Gender Talk: Gratë dhe Qeverisja e Mirë

Një diskutim i frytshëm në temën e grave dhe qeverisjes së mirë ndodhi në Shtëpinë e Evropës – Europe House në ngjarjen e dhjetë në kuadër të ‘EU Gender Talks: Sepse ne bëjmë ndryshimin’.

Përfaqësuesit e Agjensisë për Barazi Gjinore, përfaqësuesit e ministrive, organizatave joqeveritare u përfshinë në debatin dy-orësh në rëndësinë e implementimit të Ligjit për Barazi Gjinore në të gjitha sferat e jetës, sidomos me fokus në procesin e zgjedhjeve, procesin elektoral. Të pranishmet treguan edhe nevojën e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe në bërjen e ligjeve e proceseve të rëndësishme të shtetndërtimit.

Rreth EU Gender Talks: Në janar 2019, si rezultat i botimit të Analizës Gjinore të financuar nga Bashkimit Evropian në Kosovë, EU ka lansuar një seri të diskutimeve me titullin ‘EU Gender Talks: Sepse ne bëjmë ndryshimin’. Debatet do të fokusohen gjatë tërë vitit 2019 në gratë dhe punën e tyre në fusha të ndryshme të jetës. #eugendertalks #becausewemakedifference