Qershor 19, 2019 | Wednesday

EU Gender Talk kësaj here me temën “Gjinia në sektorin e shëndetësisë”

Të hënën e 17 qershorit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mbajti bisedën e radhës në kuadër të EU Gender Talks – kësaj here me temën “Gjinia në sektorin e shëndetësisë në Kosovë”.

Në ngjarje morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, doktorrë dhe punonjës të sektorit.

Diskutimi zgjati për dy orë dhe u fokusua në gratë dhe rëndësinë e tyre në sektorin e shëndetësisë dhe atë se sa hulumtimi shëndetësor në Kosovë merr parasysh edhe gratë.

Aspektet tjera gjinore të shëndetësisë kosovare sot, edukimi dhe preventivat poashtu u diskutuan në këtë ngjarje e cila provoi të tregonte edhe njëherë fuqinë e grave në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

EU Gender Talks ka nisur në janar të këtij viti ndërsa fokusohet në bisedat e ndryshme rreth grave dhe gjinisë në sektore të ndryshme të jetës.