Nëntor 24, 2019 | Sunday

“EU Gender Talk” u fokusua në dhunën në baza gjinore

Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë/EUSR kanë organizuar “EU Gender Talk” të njëmbëdhjetën me radhë, kësaj radhe me fokus në dhunën në baza gjinore dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

Ambasadorja Nataliya Apostolova ishte ajo që e hapi ngjarjen.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë çështje, dhunën në baza gjinore. Viktimat duhet të mbrohen dhe duhet t’u tregojmë se nuk janë vetëm, se mund të llogarisin në institucionet tona. Barazia gjinore është e drejtë e garantuar me ligj” tha Apostolova.

Moderuar nga Reyes Charle Cuellar, Këshilltare Gjinore në EUSR, diskutimi u mbajt me panelistët

Adrijana Hoxhiq, Ministria e Qeverisjes Lokale
Miodrag Milicevic, NGO Aktiv
Tijana Simic LaValley, NGO Womens Rights

EU Gender Talks janë seri e diskutimeve bazuar në Analizën Gjinore, të cilat kontekstualizojnë pabarazinë në tema të ndryshme dhe synojnë të rrisin vetëdijen dhe debatin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e politikave gjinore në Kosovë.