Shkurt 13, 2019 | E mërkurë

Share This Post With:

“EU Insta Sfida – Kush është gruaja rol model për ty?”

“EU Insta Sfida – Kush është gruaja rol model për ty?” – 

Cila është gruaja më e rëndësishme në jetën tuaj? Cila është vajza që ka bërë sakrificën më të madhe për ju? Cila femër, cila grua, cila vajzë është model për ju dhe për të tjerët rreth jush? Cila është ajo figurë e cila ju inspiron çdo ditë? Mos e mbani të fshehur këtë figurë femërore e cila e bën jetën tuaj më atraktive.

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së (EUICC) dhe Zyra e BE-së në Kosovë ju ftojnë të jeni pjesë e nismës ‘EU Insta Sfida – Kush është gruaja rol model për ty?’, ku me anë të realizimit dhe postimit të Selfie në Instagram do të mund të bëheni pjesë e ekspozitës së fotografisë e cila do të hapet me 7 mars në EUICC, për të festuar gruan dhe sukseset e saj, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

 

Është e lehtë të bëheni pjesë e nismës:

  • Mendojeni një grua e cila është rol dhe inspirim për ju. Ajo mund të jetë motra juaj, nëna juaj, bashkëshortja, mikesha juaj, shoqja e fëmijërisë, gruaja që ndihmoi në ditët e mira e të vështira
  • Bëjeni një fotografi – selfie me këtë grua, dhe duke u shfaqur së bashku me të, postojeni fotografinë në Instagram
  • Vendoseni hashtagun #EUGenderTalks #EUICCKosovo #MyRoleModelKosovo, dhe shkruani disa fjalë se pse kjo grua ka rëndësi të madhe në jetën tuaj
  • postojeni fotografinë

Prej 15 shkurt deri me 1 mars 2019, Instagrami do të jetë kryefjala e grave modele në Kosovë. Kuptohet, personi që e poston fotografinë mund të jetë i çfarëdo gjinie, me një grua në krah.

Pas 1 marsit, ne do t’i përzgjedhim 25-30 fotografitë më të mira dhe do t’i kontaktojmë të përzgjedhurit përmes llogarisë në Instagram.

Fotografitë e përzgjedhura do të jenë pjesë e ekspozitës së fotografisë e cila do të hapet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut.