Nëntor 9, 2018 | Friday
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Kosovë organizuan me 8 nëntor shfaqjen e filmit francez ‘Adama’, për të festuar edicionin e 18-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.
‘Adama’ është film i animuar me regji nga Simon Rouby. Filmi flet për historinë e një djali afrikan që niset për në Evropë në kërkim të vëllaut të tij, gjatë Luftës së Parë Botërore. 12-të vjeçari Adama jeton në një fshat të thellë në Afrikë. Kur papritur vëllau i tij, Samba, zhduket nga fshati, Adama vendosë të niset në mision kërkimi.
Tema kryesore e Festivalit Frankofon të filmit këtë vit ishte përvjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.