Tetor 31, 2016 | Monday
EUICC në tetor, ka përfunduar fushatën – BE ka të bëjë me Lirinë e Shprehjes, përmes ekspozitës me fotografi në kuadër të Open House. Ekspozita Heronjtë tanë të rinj përmban profilet e dhjetë të rinjve të apasionuar nga Kosova, të cilët jane te dedikuar të krijojne një të ardhme më të mirë për ata dhe komunitetet që po ndihmojnë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve Evropiane.
Me punën e tyre të palodhshme, vullnetin e mirë dhe energjinë pozitive, këta të rinj po hapin rrugën për të tjerët. Ata udhëheqin organizata, mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të kafshëve, inicojnë fushata vetëdijësimi, publikojnë studime shkencore, krijojnë, dhe promovojnë natyrën, duke kontribuar per një jetë më të mirë për vehten dhe komunitetin.
Mrika Aliu, Heroine për nënat dhe fëmijët – Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativës për Nënat dhe Fëmijet (AMC). Mrika dhe AMC organizojnë ngjarje për ngritjen e fondeve, me qëllim qe të përmirsojnë jetërat e fëmijve dhe nënave të Kosovës. Mrika, një grua e re me një zemër të madhe beson se më një pasion të madh dhe angazhim ne mund të ndryshojmë jetën e atyre në nevojë. (Foto kredit: Orgesa Arifi)
Driton Gusija, Hero për kafshët endacake – Një proponent i madh i të drejtave të kafshëve në Kosovë, Driton organizon fushata për ngritjen e vetëdijësimit, mbron, marshon, dhe vepron në përkrahje të kafshëve endacake. Ai ka shpëtuar qindra kafshë duke ofruar strehim, ushqim dhe medikamente dhe një ambient të sigurt ku ata mund të jetojnë të lumtur. (Photo Credit: Orgesa Arifi)
Aulone Memeti, Heroinë për Lirinë e Fjalës – Aulona është një grua e re e përkushtuar e cila bën çfarëdo që kërkohet për të ndihmuar qytetarët e saj të ndjehen të sigurt dhe të ngrisin zërin e tyre për çfarë ata besojnë se është e drejtë. Ajo organizon fushata vetëdijësimi, protesta, Biseda në TEDx, shkruan artikuj socio-politik dhe merr pjesë në panele diskutimi që e inkurajojnë atë të jetë një qytetare aktive dhe me guximin për të ngritur zërin për atë që beson. (Photo Credit: Orgesa Arifi)
Gent Thaci, Hero for Inovacion – Genti është aktivist social i cili është i inkuadruar me entuziazëm në komunitetin teknologjik në Kosovë përmes punës së FLOSSK dhe gjithashtu së fundmi me Hackerspace Pristina. Një nga pasionet e reja të Gentit është edhe Termokiss, një qendër e re sociale që do të shërbej si një pikë takimi për individët e të gjitha moshave dhe profileve në Kosovë. (Photo Credit: Orgesa Arifi)
Uta Ibrahimi, Heroinë për Natyrë – Duke u ngjitur në majet e numërta siç janë Mont Blanc, Musala, Jezera, maja e Titos, Agule Di Midi dhe shumë tjera, Uta e shkriu pasionin e saj në Balkan Outdoor Experience, një kompani që synon të ofrojë një përvojë në natyrë me shpirt dhe siguri. Dashuria për natyrën ka kontribuar në turizmin e Kosovës, duke ndarë pejsazhet e mrekullueshme të Kosovës me të gjithë ne. (Photo Credit: Orgesa Arifi)
Stefan Veljković, Hero për të Drejtat e Njeriut – Stefan ka realizuar hulumtime cilësore dhe ka mbajtur trajnime në çështjet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore, maskulinitetin, shëndetin, alkoholin dhe drogat, preventimin e dhunës dhe edukimin me bashkëmoshatarët. Ai është i pasionuar të punoj me të rinjtë për parandalimin e dhunës dhe alkoholizmin dhe të promovojë barazinë gjinore ne shoqëri. (Photo Credit: Orgesa Arifi)
Leotrime Bytyqi, Heroinë për Drejtësi – Leotrime punon për Klinikën Ligjore në Kolegjin ILIRIA e cila ka ofruar shërbime të lira ligjore për më shumë se 1,300 qytetarë kosovarë gjatë një periudhe mëse 11 muajshe. Leotrime dhe ekipi i saj beson se ata mund të sjellin ndryshime pozitive për shoqërinë nëse secili qytetar në Kosovë mund të ketë qasje në shërbime ligjore në mbrojtjen e të drejtave të tij ose saj. (Photo Credit: Orgesa Arifi)
Lulzim Bucolli, Hero për Motivim – Lulzimi ka punuar si terapeut përmes dramës për rreth dhjetë vite si dhe mësues i teatrit dhe dramës në Prishtinë dhe Haëaii. Ai e përdor artin dhe teatrin si një mjet për të promovuar barazinë dhe luftën për drejtësi dhe të drejta njerëzore. Lulzimi është entuziast në përdorimin e teknikave teatrale në spitale, qendra për të mitur dhe institucione tjera ku drama mund të sjell ndryshime. (Photo Credit: Orgesa Arifi).
Valon Xhafa, Hero për shkencë – Valoni është 20 vjeçar dhe ka diplomuar në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Valoni ka publikuar gjashtë studime në revistat shkencore të njohura botërisht , në fushën e mediave sociale, procesimit paralel, dizajnit të algoritmeve dhe aplikacioneve. Valoni është një djalë i ri me ambicie të mëdha, me synimin për të sjellë prosperitet më tutje në fushën e shkencave kompjuterike në Kosovë. (Photo Credit: Orgesa Arifi)
Bajram Kinolli, Hero për Paqe, vjen nga një linjë e gjatë e muzicientëve dhe performuesve që përfaqësojnë traditën Rome. Për pesë vitet e fundit, ai ka udhëhequr Gipsy Groove, një grup i suksesshëm që shkrin muzikën Balkanike me reggae, jazz dhe funk, me cak për të spikatur rolin e muzikës në procesin e paqendërtimit. Aktualisht ai po udhëheq organizatën GAIA, e cila punon për promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve, drejtësisë sociale, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt për mjedisin. Bajrami beson se nëse shprehim solidaritet, respekt dhe mirënjohje ne mund të jetojmë të lumtur në shoqërinë multikulturore.
Kosova është një nga vendet më të reja në Evropë me më shumë se pesëdhjetë për qind te popullsisë nën moshën njëzet e pesë. Mungesa e investimeve në arsim, shkencë, teknologji, art dhe mirëqenie sociale ka krijuar pengesa për këta të rinj që të punojnë për një të ardhme më të mirë. Pavarësisht kesaj, ne besojmë se entuziazmi i brezit të ri do të çojë në ndryshime pozitive shoqërinë e Kosovës, për një jetë më të mirë dhe të ardhme më të mirë për ta dhe për komunitetin, bazuar në vlerat evropiane. Me këtë ekspozitë, ne promovojme te rinjet e suksesshëm të Kosovës, dhe nxjerrim në pah rëndësinë e mbështetjes dhe investimit në të ardhmen.
Portretet e heronjve janë shkrepur nga Orgesa Arifi, një fotografe e re nga Prishtina me pasion për të treguar tregime dhe dokumentarë. Pas shkollës së mesme në gjimnazin Sami Frasheri në Prishtinë, ajo vazhdoi studimet në fushën e Marketingut në Universitetin e Prishtinës. Derisa ishte duke ndjekur studimet, Orgesa mori pjesë në projekte të shumta si fotografe, ku fotografitë e saj të para u ekspozuan në Neë York në vitin 2008 në Albanian ëomen Exposed dhe më vonë në vitin 2011 në Face The Reflection, një bashkëpunim nga artistët e Prishtinës dhe Beogradit. Puna e saj profesionale filloi në festivalet e filmit në Prishtinë, siç janë Festivali Skena Up dhe Festivali Pristina Film. Orgesa aktualisht punon në CHëB Kosovo si tregimtare, duke ndarë pasionin e saj për fotografi. Ajo gjen kënaqësi në zhvillimin e dokumentarëve dhe storjeve ku pasqyrohen aspektet pozitive dhe negative të Kosovës.
Orgesa Arifi, fotografja e cila ka shkrepur dhe edituar profilet e heronjve tanë të rinj.