Shtator 23, 2018 | Sunday

EUICC ka mirëpritur panelin ‘Ndryshimi i Ligjit për Familjen’

Amending Family Law: Equal gender rights or economic equality?

EUICC Pristina, 11th of September 2018, 13:30

Një prej temave më të diskutuar zakonisht në Kosovë, debati mbi Ligjin për Familje erdhi edhe në Qëndrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë. Me 11 shtator, diskutimi “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Të drejta të barabarta gjinore ose barazi ekonomike” erdhi me panelistë të ndryshëm para një audience mjaft të interesuar rreth debatit.

Disa raporte mbi gjendjen e grave në Kosovë, në tregun e punës, por edhe raporte tjera të sistemit gjyqësor, tregojnë se Ligji për Familjen duhet të ndryshohet dhe ka disa pika brenda këtij ligji që duhet modifikuar dhe në të cilat duhet punuar.

IMG_9404

IMG_9407

Luljeta Demolli, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, gjatë diskutimit tregoi se sot është ekonomi edhe fakti se kujdesesh për familjarët e tu gjatë orarit jashtë-punës.

Luljeta Aliu, aktiviste dhe themeluese e OJQ Inject, Abdulla Aliu – professor dhe ekspert në Ligjin e Familjes në projektin e Kodit Civil dhe Fatmire Mulhaxha – Kollçaku – deputete, diskutuan në panelin diskutues se si të konsolidojnë një agjendë institucionale dhe të bashkohen të gjitha strukturat në mënyrë që gratë të mos kalojnë në një torturë ekonomike dhe fizike edhe në të ardhmen.

IMG_9407

IMG_9410

Gjatë panelit u fol edhe për llojin tjetër të familjes dhe marrëdhënies, atë të komunitetit LGBTI.

Deputetja Fatmire Mulhaxha – Kollçaku konsideroi se leximi i parë i Ligjit për Familjen në Parlament ka ecur mirë por duhet shpresur se do të ketë një unitet në këtë çështje edhe në ditët në vazhdim. Ajo është edhe anëtare e Komitetit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Ende mbetet shqetësues fakti se, siç thanë edhe panelistët, më pak se 10 përqind e grave në Kosovë kanë një pronë të tyren. E njëjta përqindje është edhe për gratë që kanë ndërmarrje të veten. Paneli u moderua nga Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.