Shtator 11, 2018 | Tuesday

EUICC kthen vëmendjen kah arti dhe kultura

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian – EUICC në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut po e kthen vëmendjen tek artistët kosovarë, duke i vënë ata si prioritet në ekspozimin në dy Qendrat tona.

Derisa vera në Prishtinë mund të jetë e qetë, muaji gusht ka qenë plot evente në EUICC në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut.

IMG_9299 39851667_323693544842970_3841687215063171072_n

Ekspozita e Art Xhaferit- ‘Scrolling’ dhe biseda artistike me Hana Zeqën sollën atmosferë simpatike dhe një numër të madh të interesuarish të cilët shijuan momentet në Qendrën tonë dhe tuajën në Prishtinë.

Jo më pak e rëndësishme ishte edhe atmosfera e Summer Jazz Night në Mitrovicë, me pjesëmarrjen e Milica Dobriq Kuartet, një grup melodioz që mishëruan muzikën e tyre para publikut dhe rrënqethën audiencën me performimin e tyre.

13 (2)

Muajve në vazhdim, në EUICC në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut publiku do të mund të vizitojë më shumë ngjarje kulturore dhe artistë të rinj e të formuar, të përjetojnë ekspozita, promovime librash, panele diskutimi e gara të mediumeve të ndryshme artistike.

Gushti ka shënuar kësisoj fillimin e aktiviteteve kulturore në të dyja Qendrat.

EUICC në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë të angazhuara ti japing zë artistëve dhe jetës kulturore në vend, atyre që kanë inspirim dhe që duan ta ndajnë atë me qytetarët e vendit.