Janar 16, 2019 | Wednesday
Ngjarja e parë për këtë vit në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian – EUICC në Mitrovicë të Veriut ishte mbajtja e një diskutimi dhe bisede me përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare ‘Synergy’.
Miodrag Danqetoviq dhe Filip Radovanoviq treguan për të interesuarit në audiencë benefitet e vullnetarizmit gjatë moshës rinore, punën në komunitet dhe shoqëri dhe se si ata që angazhohen në punë vullnetare mund të ndikojnë në vendimmarrje.