Shtator 25, 2020 | Friday

Dita Evropiane e Gjuhëve 2020

Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit në mbarë Evropën, me 26 shtator. Kjo ditë synon të promovojë shumëllojshmërinë e thesarit gjuhësor nëpër Evropë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mësimit të përjetshëm të gjuhëve. Për ta shënuar këtë ditë, ne kemi krijuar një kuiz në të cilin ju mund t’i testoni njohuritë tuaja mbi gjuhët e kontinentit tonë por edhe t’i ftoni miqtë tuaj. Mos harroni t’i shpërndani rezultatet në rrjetet tuaja sociale.

 

Sa gjuhë vlerësohet të jenë autoktone në Evropë?

Correct! Wrong!

Vlerësohet se në Evropë ka mes 200 dhe 300 gjuhëve autoktone, me gjasë mes 220 dhe 230.

Në cilin nga vendet e mëposhtme është gjermanishtja gjuhë zyrtare?

Please select 5 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Gjermanishtja është gjuha zyrtare (ose një nga gjuhët zyrtare) në të gjitha këto vende.

Cila nga gjuhët e mëposhtme shkruhet me alfabetin cirilik?

Please select 2 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Rusishtja dhe bullgarishtja shkruhen me alfabetin cirilik.

Cila konsiderohet zakonisht se është forma e parë e gjuhës së shkruar?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Kuneiformi u përdor për më shumë se 3000 vjet në të gjithë Lindjen e Afërt nga kultura të tilla si Sumerët, Babilonasit, Asirianët dhe Hititët

Sa gjuhë të gjalla vlerësohet se ka në botë?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Në botë sot ka përafërsisht 6,500 gjuhë të folura.

Nga vjen fjala ‘alfabet’?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Fjala alfabet vjen nga dy shkronjat e para të alfabetit grek - alfa dhe beta.

Cila është gjuha më e folur në botë?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Me gjithsej 1.1 miliard folës, anglishtja është gjuha më e folur në botë

Cila nga gjuhët e mëposhtme që fliten në Evropë sot, konsiderohet të jetë më e vjetra?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Gjuha baske konsiderohet të jetë gjuha më e vjetër evropiane që flitet sot.

Nga cila gjuhë vjen emri i lules ‘tulipan’?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Fjala tulipan vjen nga fjala turke ‘tülbend’, që do të thotë ‘çallmë’. Tulipanët u eksportuan në Evropën Perëndimore rreth vitit 1560.

Cila është origjina e fjalës angleze ‘apple’?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Rajoni përreth qytetit italian Abella (afër Napolit) ishte i njohur për mollët e tij të shijshme, çka çoi në përcaktimin e emrit të pemës së mollës. Sot, shumë gjuhë evropiane e kanë një emër për mollët që lidhet me emrin e qytetit Abella, p.sh. Apfel gjermanisht, epli islandisht, äple suedisht, ubull irlandisht, appel holandisht, aval bretonisht, ābols letonisht, jablko çekisht, dhe shumë të tjera.

Gjuha zyrtare e Azerbajxhanit quhet?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Gjuha e parë dhe zyrtare e Azerbajxhanit azere, një gjuhë turke e lidhur ngushtë dhe pjesërisht e kuptueshme me turqishten moderne.

Cila nga gjuhët e mëposhtme i përket grupit të gjuhëve kelte?

Please select 2 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Uellsishtja dhe bretonishtja i përkasin grupit të gjuhëve kelte.

Cila nga gjuhët e mëposhtme konsiderohen gjuhë romançe?

Please select 3 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Rumanishtja, katalanishtja dhe sardenjishtja janë gjuhë romançe.

Nga cila gjuhë evropiane rrjedh afrikaans?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: kjo gjuhë e Afrikës së Jugut rrjedh nga forma e holandishtes e sjellë në Kep nga kolonët protestantë në shekullin e 17-të, dhe është nja nga gjuhët zyrtare të Afrikës së Jugut.

Cila nga gjuhët e mëposhtme i përket grupit të gjuhëve gjermanike?

Please select 2 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Gjuhët gjermanike, të cilat i përkasin degës së gjuhëve indo-evropiane, zakonisht ndahen në dy grupe: Gjermanike perëndimore dhe gjermanike veriore (referuar gjithashtu si skandinave). Gjuhët gjermanike veriore përfshijnë danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, faroese; gjuhët që i përkasin grupit gjermanik perëndimor janë anglishtja, gjermanishtja, jidishja, holandishtja, afrikaan, frisishtja dhe gotike, e cila është e zhdukur sot.

Maltishtja e ka origjinën nga...

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Maltishtja e ka origjinën nga arabishtja. Maltishtja fillimisht u zhvillua në kohën kur arabët pushtuan Maltën në 870, dhe për këtë arsye është pasardhëse e drejtpërdrejtë e arabishtes. Megjithatë, maltishtja u largua nga paraardhësja e saj, arabishtja, për shkak të zhvillimeve të mëvonshme historike.

Cilës familje gjuhësore i përket estonishtja?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Estonishtja është një gjuhë fino-ugre.

Kush ishte krijuesi i esperantos?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Gjuha artificiale (GjA) Esperanto u krijua nga okulisti polak Ludwig Lazarus Zamenhof. Ajo u botua për herë të parë në rusisht në 1887 me titullin ‘Një gjuhë ndërkombëtare’, nën pseudonimin ‘Doktoro Esperanto’ (‘Doktori Shpresëplotë’).

Cila nga gjuhët e mëposhtme i përket grupit të gjuhëve baltike?

Please select 2 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Letonishtja dhe lituanishtja janë gjuhë baltike. Finlandishtja është gjuhë fino-ugre dhe polonishtja është gjuhë sllave.

Cilës gjuhë i përket gjuha rome?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Gjuha rome bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-ariane. Pra lidhet me sanskritishten/prakritishten dhe me hindishten, bengalishten, panxhabishten, maratishten.

Cili kontinent ka numrin më të madh të gjuhëve?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Kontinenti aziatik ka përqindjen më të madhe për sa i përket numrit të gjuhëve të folura, me 32%. Në këtë kontinent fliten rreth 2,300 gjuhë. Kontinenti i Afrikës e ndjek nga afër me 30%.

Përafërsisht sa njerëz në mbarë botën flasin anglisht si gjuhë të parë?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Rreth 1.1 miliard flasin anglisht - 20% e popullsisë së Tokës. Sidoqoftë, shumica e tyre nuk e kanë anglishten gjuhë amtare. Rreth 360 milionë njerëz e flasin anglishten si gjuhën e tyre të parë.

Cila është origjina e alfabetit latin të përdorur nga romakët?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Alfabeti latin u huazua nga gjuha etruske.

Në përgjithësi, cilit grup i përkasin gjuhët evropiane?

Please select 3 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Shumica dërrmuese e gjuhëve të BE-së i përkasin familjes indo-evropiane, me tre nënfamiljet dominuese që janë gjermanike, romançe dhe sllave. Gjuhët gjermanike fliten në Evropën Qendrore dhe Veriore dhe përfshijnë danishten, holandishten, anglishten, gjermanishten dhe suedishten.

“Epaejaerjestelmaellistyttaemaettoemyydellaensaekaeaen” është një fjalë në cilën gjuhë?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Fjala më e gjatë në gjuhën finlandeze, që nuk është një fjalë e përbërë, është ‘Epaejaerjestelmaellistyttaemaettoemyydellaensaekaeaen’. E përkthyer, kjo do të thotë ‘edhe me mungesën e aftësisë së tyre për t’u çorganizuar’.

Një fjalë e re krijohet në anglisht çdo

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Kur një fjalë përdoret 25,000 herë në faqet e rrjeteve sociale dhe të tilla, GLM e shpall fjalë të re. Sipas llogaritjeve të tyre, një fjalë e re krijohet në anglisht çdo 98 minuta, prej nga vjen vlerësimi se po krijohet fjala e miliontë.

Në cilën gjuhë alfa dhe omega janë shkronja e para dhe e fundit?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Alfa (Α ose α) dhe omega (Ω ose ω) janë shkronja e parë dhe e fundit e alfabetit grek

Çfarë është një fjalor i përmbysur?

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Një fjalor i përmbysur është një fjalor që i rendit fjalët alfabetikisht nga shkronja e tyre e fundit.

Cila nga gjuhët e mëposhtme shkruhet nga e djathta në të majtë?

Please select 2 correct answers

Correct! Wrong!

Përgjigjja e plotë: Hebraishtja dhe arabishtja shkruhen nga e djathta në të majtë. Japonishtja, tradicionalisht, shkruhet nga lart poshtë (dhe pastaj djathtas majtas). Maltishtja shkruhet nga e majta në të djathtë

Dita Evropiane e Gjuhëve 2020

Share your Results: