Janar 23, 2024 | Tuesday
Pyetje të shpeshta: të vlefshme për *mbajtësit e pasaportës të Kosovës VETËM pas hyrjes në fuqi të heqjes së vizave më 1 janar 2024
Shtetet Anëtare të BE-së të mbuluara nga heqja e vizave janë:
Heqja e vizave vlen edhe për shtetet e asociuara në Shengen: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
2. A mund të udhëtoj pa vizë në Irlandë?
Jo. Edhe pse është Shtet Anëtar i BE-së, Irlanda nuk është pjesë e Zonës Shengen. Atje aplikojnë një regjim tjetër të vizave: për më shumë detaje, shihni faqen përkatëse të Ambasadës/Konsullatës.
3. A mund të udhëtoj pa vizë në Mbretëri të Bashkuar?
Jo. Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE-së. Atje aplikojnë një regjim tjetër të vizave: për më shumë detaje, shihni faqen përkatëse të Ambasadës/Konsullatës.
4. Sa kohë mund të qëndroj pa vizë në zonën Shengen?
Ju mund të qëndroni 90 ditë brenda cilësdo periudhë 180 ditore brenda zonës Shengen. Gjatë zbatimit të këtij rregulli, duhet të merren parasysh aspektet e mëposhtme:
5. A mund të hyj në zonën Shengen më shumë se një herë gjatë asaj periudhe?
Po, këtë mund ta bëni. Sidoqoftë, duhet t’i llogaritni me kujdes ditët e qëndrimit tuaj pasi që periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet ta kalojë totalin e përgjithshëm prej 90 ditësh të qëndrimit brenda cilësdo periudhe 180-ditore (shih më lart). Kohëzgjatja e qëndrimit të autorizuar në zonën Shengen mund të përcaktohet nëpërmjet përdorimit të ‘kalkulatorit’ që e gjeni në ueb faqen e mëposhtme: https://ec.europa.eu/home-affairs/content/visa-calculator_en
6. Cilat dokumente udhëtimi nevojiten për ta shijuar udhëtimin pa viza në zonën Shengen?
Një pasaportë biometrike e lëshuar brenda 10 viteve të mëparshme dhe e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së synuar të largimit nga zona Shengen.
7. A jua jep heqja e vizave të drejtën e hyrjes në territorin e shteteve të Zonës Shengen?
Heqja e vizave nuk jep një të drejtë të pakushtëzuar për hyrje dhe qëndrim. Shtetet Anëtare kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen dhe qëndrimin në territoret e tyre nëse nuk plotësohet një ose më shumë nga kushtet e hyrjes.
Për qëndrime jo më shumë se 90 ditë brenda cilësdo periudhe 180-ditore, kushtet për hyrje janë si më poshtë:
8. Për cilat arsye mund të udhëtoj pa vizë në zonën Shengen?
Ju mund të vini për shembull si turist, në vizitë tek miq apo familjare, për të marrë pjesë në evente kulturore ose sportive, takime biznesi, për qëllime gazetareske ose mediatike, trajtim mjekësor, për studime ose trajnime afatshkurtra dhe aktivitete të ngjashme. Sidoqoftë, heqja e vizave nuk zbatohet për personat që udhëtojnë me qëllim të kryerjes së një aktiviteti me pagesë në Shtetet Anëtare, pra për ata që vijnë për të punuar në BE (shih pyetjen më poshtë). Ju lutemi kontaktoni Ambasadën/Konsullatën e Shtetit Anëtar për më shumë informacion.
9. A kam nevojë për vizë për të punuar në zonën Shengen për më pak se 90 ditë?
Po, shumica e Shteteve Anëtare kërkojnë vizë dhe leje pune nëse keni ndërmend të punoni atje, edhe nëse është për më pak se 90 ditë. Ju lutemi kontaktoni Ambasadën/Konsullatën e Shtetit Anëtar ku keni ndërmend të punoni për të pyetur nëse nevojitet një lloj i veçantë vize dhe leje pune.
10. A do të më duhet të aplikoj për vizë dhe/ose leje studimi nëse planifikoj të udhëtoj në zonën Shengen për studime afatshkurtra?
Jo. Ju nuk keni nevojë të aplikoni për leje studimi në rast se keni ndërmend të kryeni studime në zonën Shengen me një qëndrim deri në 90 ditë (brenda një periudhe 180-ditore). Për studime më të gjata ju duhet të aplikoni për leje studimi dhe rregullat ndryshojnë nga vendi në vend. Andaj rekomandohet të konsultoheni me Ambasadën/Konsullatën e vendit në të cilin keni ndërmend të studioni.
11. Pasi të zbatohet udhëtimi pa viza, a mund të udhëtoj nga një vend Shengen në një vend tjetër?
Vetëm në situata të jashtëzakonshme, Shtetet Anëtare mund të marrin vendim të rivendosin kontrollet në kufijtë e tyre të brendshëm për një periudhë të kufizuar kohore. Në këtë rast, ju mund t’u nënshtroheni kontrolleve kufitare në atë kufi si çdo person tjetër (përfshirë qytetarët e BE-së); nëse vazhdoni t’i përmbushni kushtet e hyrjes, e drejta juaj për të udhëtuar lirisht në zonën Shengen nuk do të cenohet.
Kontrollet kryhen edhe ndërmjet vendeve Shengen dhe Irlandës që nuk i përket zonës Shengen.
Shtetasit jo të BE-së janë të obliguar t’i plotësojnë të gjitha kushtet e hyrjes dhe prej tyre mund të kërkohet ta demonstrojnë këtë në kontrollet e mundshme ad-hoc në zonën Shengen.
12. Nëse qëndroj më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë afatgjatë) ose punoj në zonën Shengen (pa leje pune), çka mund të më ndodhë?
Një shtetas jo i BE-së që qëndron në zonën Shengen për më shumë se 90 ditë (pa leje qëndrimi ose vizë qëndrimi afatgjatë) konsiderohet se qëndron në mënyrë të parregullt dhe do t’i nënshtrohet obligimit për t’u larguar.
Nuk lejohet as puna në zonën Shengen pa leje pune (edhe nëse është më pak se 90 ditë). Puna pa leje ose qëndrimi mbi afat në zonën Shengen mund të çojnë në pasoja të rënda.
Nëse konstatohet se një shtetas jo i BE-së qëndron në mënyrë të parregullt në territorin e një shteti anëtar, atij i jepet vendim për kthim dhe do t’i nënshtrohet obligimit për t’u larguar nga BE-ja dhe zona Shengen. Vendimi për kthim në disa raste mund të shoqërohet me ndalim të hyrjes që e ndalon rihyrjen në zonën Shengen për një periudhë deri në 5 vjet.
Disa Shtete Anëtare vendosin gjoba për personat që e shkelin vizën. Për më tepër, kur ekziston risku i arratisjes, shtetasi jo i BE-së në fjalë mund të kalohet në mbajtje në pritje të largimit.
* Ky përcaktim është pa paragjykuar pozicionet rreth statusit, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1244 të KS të OKB-së dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
* Bullgaria do t’i bashkohet zonës Shengen duke filluar me kufijtë ajrorë dhe detarë nga 31 marsi 2024
* Rumania do t’i bashkohet zonës Shengen duke filluar me kufijtë ajrorë dhe detarë nga 31 marsi 2024