Qershor 19, 2021 | Saturday

Fëmijët argëtohen dhe mësojnë të vizatojnë në kursin e vizatimit

Shtëpia e Evropës në Kosovë mbajti dy ngjarje të veçanta në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut. Nën kujdesin e piktores Arlinda Hajrullahu në Prishtinë, dhe Miljana Dunđerin në Mitrovicë të Veriut, fëmijët e moshës 5 deri 13 vjeç, ndoqën kursin e vizatimit dhe të pikturës, ku u njoftuan me teknikat bazike të vizatimit dhe pikturës.

Përpos mësimit të teknikave bazike, kjo ishte një ditë argëtuese për fëmijët, pasi i mundësoi atyre të shoqërohen me njëri tjetrin dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative.