Janar 10, 2020 | Friday

Festivali i Filmit Evropian në Prishtinë, i prezantuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë

Mes 13-17 janarit 2020, Shtëpia e Evropës në bashkëpunim me Kino ARMATA organizon Festivalin e Filmit Evropian në Prishtinë.

Java e filmit do të hapet me filmin kroat “Kushtetuta” dhe do të mbyllet me filmin francez “Qumështi i përgjakur”.

Hyrja për të gjithë filmat është falas. Ejani në Kino ARMATA dhe përjetoni filmat evropianë që do të shfaqen këtë javë! Të gjithë filmat do të kenë përkthim në gjuhën shqipe dhe angleze.

Shihni orarin e filmave dhe më shumë informata më poshtë:

 

13 janar 2020 / në 20:00

KUSHTETUTA nga Rajko Grlic (2016)

Vendet: Kroacia, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke

Çmimet kryesore: Çmimi i Festivalit Botëror të Filmit Montréal për filmin më të mirë, çmimi i Festivalit të Filmit Raindance për filmin më të mirë, skenarin më të mirë, performancën më të mirë

14 janar 2020 / në 20:00

RAY & LIZ nga Richard Billingham (2018)

Vendet: Mbretëria e Bashkuar

Çmimet kryesore: Festivali Ndërkombëtar i Filmit Locarno: Çmimi i jurisë speciale, Festivali i Filmit Evropian Sevilje: Çmimi i jurisë së madhe, Çmime të Filmit të Pavarur Britanik: Çmimi ‘Douglas Hickox’

 

15 janar 2020 / 20:00

MBRETI I BELGËVE nga Peter Brosens, Jessica Woodworth (2016)

Vendet: Belgjika, Hollanda, Bullgaria

Çmimet kryesore: Çmimi i Kinemasë së Festivalit të Filmit Avanca për filmin më të mirë, Çmimi ‘Don Kishot’ i Festivalit të Filmit Avanca, Çmimi Special (Special Mention) i Festivalit të Filmit Avanca për skenarin më të mirë, Çmimi ‘Magritte’ për aktorin më të mirë, Çmimi ‘Grand Prix’ i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Odessa

16 janar 2020 / 20:00
STRANGER IN PARADISE nga Guido Hendrikx (2016)
Vendi: Hollandë

Çmimet kryesore: Çmimi ‘Juria Speciale’ e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar të Amsterdamit, Konkurrenca e Filmit ‘Fugas Feature’ e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar Madrid

 

17 janar 2020 / 20:00
QUMËSHTI I PËRGJAKUR (PETIT PAYSAN) nga Hubert Charuel (2017)
Vendet: Francë

Çmimet kryesore: Çmimi ‘César’ për filmin më të mirë të parë, Çmimi ‘César’ për aktorin më të mirë, Çmimi ‘César’ për aktoren më të mirë në një rol mbështetës