Maj 29, 2018 | Tuesday
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova më 7 maj filloi fushatën e arsimit, e para e fushatave të BE-së mbi ndihmën e BE-së për Kosovën.
Lansimi fu bë në Kolegjin IBCM (Kampusin jugur) të Mitrovicës Jugore.
Ambasadorja Apostolova, e shoqëruar nga Drejtoresha e Kolegjit Internacional të Biznesit të Mitrovicës (IBCM), Znj. Mihone Kerolli – Mustafa, mbajtën një fjalë për studentët e ftuar dhe përfituesit e BE-së duke cekur se Bashkimi Evropian vazhdimisht përkrah përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, me infrastrukturë, trajnimin e mësuesve dhe drejtorëve, bursa dhe pjesëmarrje në programet e BE-së si ERASMUS me qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit.
“Shkollimi nuk janë vetëm ndërtesat. Janë librat e mirë, janë mësuesit e aftësuar. Në Kosovë popullata e re është mbizotëruese. Kosova ka shumë potencial, që duhet të përdoret në mënyrën e duhur. Gjeneratat e reja duhet të jenë në gjendje të flasin me njëra-tjetrën, për ta promovuar mirëkuptimin reciprok. Kosova duhet ta tregojë përkushtimin e saj për përmirësimin e cilësisë së sistemit arsimor të saj “, tha Kryesuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së Nataliya Apostolova.
Gjatë takimit, studentët dhe pjesëmarrësit nga akademia, si dhe përfituesit nga programet e BE-së, patën mundësinë t’i bëjnë shumë pyetje Ambasadorit për përshpejtimin e programeve të shkëmbimit të studentëve ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian dhe për reformat e sistemit arsimor për të cilat Kosova ka nevojë.