Mars 19, 2016 | Saturday
Viti 2015 në Kosovë u karakterizua me ngjarje dhe iniciativa të shumta institucionale dhe të pavarura në perpjekje për të senzibilizuar qytetarët kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, promovimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut. U realizuan edhe projekte të ndryshme nga organizatat ndërkombëtare në ndihmë dhe perkrahje të grave në botën e biznesit. Përmes edicionit të rradhës së Blogut Fotografik të EUICC, ju sjellim disa nga këto ngjarje që tërhoqën vëmendje të madhe dhe shënuan historinë, falë disa protagonisteve tejet interesante të përkushtuara dhe kreative.
Photo 1:
Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së ka dhuruar fustanin e kreatores Blerina Kllokoqi-Rugova dhe pjesëmarrsve të punëtorisë për disenj mode për ngjarjen “Grumbullimi i fustaneve/fundeve”. Instalacioni i titulluar “Mendoj për ty”, nga artistja Alketa Xhafa-Mripa dhe producentja Anna Di Lellio dhe nën patronatin e Presidentes Jahjaga, iu dedikua viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Foto: AA)
Photo 2:
Në këtë ngjarje morën pjesë figura të shumta të njohura në mes të cilave ishte edhe presidentja Atifete Jahjaga. Ky lloj evenimenti është organizuar edhe në disa qytete tjera të Kosovës. (Foto: Telegrafi)
Photo 3:
Në përkrahje të grave në biznes, u realizua projekti i trajnimit dhe perkrahjes së sipërmarrëseve nga grupet e minoritetit. “Building Businesses” ishte projekt i përbashkët i UN Woman dhe UNDP. (Foto: UN Woman)
Photo 4:
Elvanë Qorri nga Gjakova pjesëmarrëse e projektit të UN Woman dhe UNDP (Foto: UN Woman)
Photo 5:
Memoriali ‘Heroinat’, monument i cili iu kushtua sakrificës dhe kontributit të gjithanshëm të gruas kosovare gjatë luftës së vitit 1998-1999. Iniciatore e këtij projekti ishte deputetja Alma Lama ndërsa ne inagurimin e tij morën pjesë personalitete të larta të jetës politike dhe shoqërore. (Foto: Bota Sot)
Photo 6:
Flutura Ibrahimi bashkë me Arineta Mulën dhe Afërdita Tahirin janë tri femrat e para të Kosovës që pushtojnë majen më të lartë evropiane Mont Blanc me 4810 metra lartësi. “Në majë u ndjeva njeriu më i lumtur në botë, është një ëndërr e realizuar” ka thënë Ibrahimi për mediat. (Foto: Koha Net)
Photo 7:
“Zoti Kryeministër trimëria nuk lidhet me gjini” ishte njëri nga mesazhet që kishte shkruar në peceta aktivistja për barazi gjinore Elona Kastrati. Këto mesazhe ajo i kishte vendosur në shtyllat elektrike afër ndërtesës së qeverisë. Elona Kastrati ka zgjedhur këtë formë për t’i bërë thirrje kreut të Qeverisë, Isa Mustafa, që të mos i diskriminojë gratë me fjalë patriarkale. (Foto: Telegrafi)
Photo 8:
Photo 9:
Edicioni i 2015-tës I festivalit “Femart” që organizohet nga Artpolis mblodhi artiste të shumta nga mbarë bota, ku përmes ekspozitave, filmave, shfaqjeve teatrore, workshopeve, paneleve të diskutimit u munduan të promovojnë të drejtat e njeriut, drejtësinë tranzicionale në Ballkan, të drejtat e komunitetit LGTB, dhe ndalimin e dhunës ndaj grave dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. (Foto: Artpolis)