Korrik 29, 2016 | Friday
Fotobllogu i EUICC-së i këtij muaji prezanton Javën e Gjelbër të BE-së e cila u mbajt nga e hëna, 30 maj deri të premten, 3 qershor. Gjatë kësaj jave u diskutua për politikat mjedisore evropiane, duke u fokusuar në temën “investimi për një të ardhme më të gjelbër”. Aspekte të shumta të investimeve të gjelbra u prezantuan gjatë kësaj jave përmes ngjarjeve dhe aktiviteteve që u mbajtën në të gjithë Evropën. Për të nxjerrë në pah se si investimet mund të ndihmojnë në ndërtimin e një “të ardhme të gjelbër”, çdo ditë u fokusua në një aspekt tjetër të temës, pikat kryesore janë përfshirë në fotot më poshtë.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
DITA 1
Të hënën fokusi ishte në atë se si investimi për qytete më të gjelbra mund të përmirësojë cilësinë e jetës urbane. Në Amsterdam, dita u hap me marrëveshjen e Ministrave për Çështjet Urbane të BE-së mbi Paktin e Amsterdamit, i cili parashtron parimet e Agjendës Urbane të BE-së.
Thelbi i Agjendës Urbane të BE-së janë 12 partneritete përmes të cilave Shtetet Anëtare dhe institucionet e BE-së, qytetet dhe ekspertët janë bashkuar për të trajtuar sfidat e mëdha urbane evropiane si përshtatja e klimës, varfëria dhe mobiliteti.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
Markku Markkula, President i Komitetit Evropian të Rajoneve në Forumin e KR për Agjendën Urbane të BE-së – Sesioni i hapjes: Pse kemi nevojë për një Agjendë Urbane të BE-së? Holandë – Amsterdam
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
DITA 2
Tema e ditës së dytë ka qenë arsyeja pse ne duhet të investojmë në zonat rurale. Gjatë kësaj dite pjesëmarrësit në të gjithë Evropën kanë ndarë idetë se si mund të sigurohet që komunitetet rurale të mbeten të shëndosha dhe produktive në afat të gjatë.
Në Bruksel, u shpallën fituesit e Çmimit LIFE Best 2015, duke njohur konservimin novator të natyrës dhe projektet mjedisore. Ky çmim ka njohur projektet më efektive dhe frymëzuese të financuara përmes Programit LIFE të Komisionit Evropian, i cili fokusohet në mbrojtjen e natyrës dhe qëndrueshmërinë e mjedisit.
Në mesin e fituesve ishte “Përdorimi i biomasës për çafkëloret ujor”, një projekt i konservimit nga Polonia, që me anë të praktikave të qëndrueshme bujqësore mbron habitatin e çafkëloreve ujor, një specie e rrezikuar e shpendëve.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
Çafkëloret si ky, janë shpëtuar në saje të projektit konservues fitues në Poloni.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
Ceremonia e ndarjes së Çmimit LIFE Best 2015
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
DITA 3
Gjatë ditës së tretë të Javës së Gjelbër 2016 të BE-së, tema ishte investimet për të siguruar një të ardhme më të gjelbër. Me aktivitete të shumta të mbajtura në të gjithë Evropën, pjesëmarrësit eksploruan ide inovative dhe zgjidhjet ekzistuese për financimin e iniciativave të gjelbra.
Në Bruksel, është zhvilluar një diskutim i nivelit të lartë, ku Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen dhe Komisioneri i Mjedisit, Karmenu Vella, diskutuan se si Fondi Evropian për Investimeve Strategjike (EFSI) mund të mobilizojë financime për projekte të gjelbra.
“Ne duam të ndryshojmë logjikën prapa ekonomisë moderne për të krijuar vende pune, rritje, produktivitet dhe konkurrencë në mënyrë më të qëndrueshme. Ideja është për të ndryshuar modelet e biznesit; dhe qëllimi ynë është edhe të krijojmë stimuj dhe të inkurajojmë konsumatorët që të kërkojnë produkte dhe shërbime më të qëndrueshme”, tha Zëvendës Presidenti Katainen.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon konfirmon se Java e Gjelbër e BE-së shtrihet përtej Evropës, duke përfshirë të gjithë botën.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
DITA 4
Dita e katërt u fokusua në investimin në oqeanet tonë, veçanërisht duke siguruar që ato të qëndrojnë të shëndetshme dhe produktive për brezat e ardhshëm. Me pjesëmarrje nga e gjithë Evropa, janë zhvilluar aktivitete të shumta për të eksploruar potencialin e oqeaneve tona për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe për të sjellë prosperitet në të ardhmen.
Në Evrotas, Greqi, OJQ-ja lokale KEAN me ndihmën e Trupit Udhëheqës të malit Parnon dhe ligatinave Moustot organizoi pastrimin e plazhit Leimonas me nxënësit e Shkollës Fillore Skala. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që nxënësit të mësojnë për rëndësinë e plazheve të pastra në ruajtjen e qëndrueshmërisë së ekosistemit detar.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
Nxënësit e Shkollës FILLORE Skala me krenari bëjnë pjesën e tyre të punës për të ruajtur ekosistemin e oqeanit
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
DITA 5
Në ditën e fundit të Javës së Gjelbër 2016 të BE-së, tema e eksploruar ishte investimi për brezat e ardhshëm për të siguruar prosperitetin dhe mirëqenien. Pjesëmarrësit në të gjithë Evropën eksploruan se çfarë veprimesh mund të ndërmerren sot për të siguruar zhvillim dhe rritje të qëndrueshme në vitet që vijnë.
Ngjarja zyrtare e mbylljes së Javës së Gjelbër 2016 të BE-së ishte “Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm për një të Ardhme të Gjelbër: Investimi për brezat e ardhshëm”, ngjarje e mbajtur në Vjenë të Austrisë. Në këtë konferencë 120 pjesëmarrës, duke përfshirë hartuesit e politikave, ekspertë dhe përfaqësues të rinjve u mblodhën për të diskutuar se si të rinjtë mund të përfshihen më shumë në proceset politike që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)
Gjatë pauzës së drekës pjesëmarrësit së bashku me Komisionerin Vella dhe Z. Rupprechter kanë mbjellë 17 pemë në qendrën e konferencës për të treguar angazhimin e tyre për të punuar drejt një të ardhme të gjelbër.
(Burimi: Java e Gjelbër 2016 e BE-së)