Prill 21, 2016 | Thursday

Fotobllogu Prill 2016: Autorët e Ri të Kosovës

Në edicionin e këtij muaji të Foto Bllogut të  EUICC, ne shënojmë Librin e Botës dhe Ditën Drejtës së Autorit, që janë festuar me 23 prill, duke prezantuar disa nga autorët më të mirënjohur të ri të Kosovës. Talenti i tyre për poezi, prozë, skripta, novela dhe gazetari është i pamohueshëm. Ata vazhdojnë të impresionojnë publikun dhe ndjekësit e tyre me punën e tyre të re, sidomos përmes shfrytëzimit të fuqisë së mediave sociale. Meqenëse kanë filluar të shkruajnë në moshë shumë të re, ata kanë zhvilluar portfolio mbresëlënëse me një ardhmëri të ndritur përpara.

 

Ndriçim Ademaj është poet, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar. Ai ka studiuar për Ndërtimtari në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë, pastaj ka shkuar ne Gjenevë, Zvicër, ku ka studiuar Gjuhën dhe Civilizimin Frëng në Universitetin e Gjenevës.

Dy vite më vonë, Ndriçim Ademaj është kthyer në Prishtinë dhe ka përfunduar koleksionin e tij të tretë me poezi, të titulluar “Këngë nga Rruga e Farkëtarëve”, i cili u botua në Tiranë (“Pegi”, 2015). Koleksioni i tij i dytë “Dera” është botuar në Tiranë gjithashtu (“Ombra GVG”, 2012). Ndriçim Ademaj, ka marrë pjesë gjithashtu në shumë festival të ndryshme ndërkombëtare të letërsisë, siç janë “Voix de la méditerranée”(Lodève, Francë, 2013), “Printemps Balkanique” (Caen, Francë, 2013) dhe “Mbrëmjet e Poezisë Strugane” (Strugë, Maqedoni (IRJM), 2014).  Foto: Blerta Kambo

 

Photoblog2

Ervina Halili lindi në vitin 1986 në Gjilan. Ajo ka studiuar Letërsinë Shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe ka shkruar vargjet e para qysh në fëmijërinë e saj të hershme. Në moshën 17 vjeçare, ajo ka botuar librin e saj të parë me poezi “Trëndafili i Heshtje”, kurse libri i saj i dytë, Vinidra, u botua në vitin 2008. Punimet e saj janë botuar edhe në revistat kombëtare dhe ndërkombëtare të letërsisë si dhe në antologji, përfshirë Lichtungen, Praire Schooner, Poetry from five continents, Iz Pristine sljubavlju dhe Exile Writers Ink.  Ajo ka marrë pjesë edhe në disa festival të poezisë, përfshirë Shtëpinë e Letërsisë në 2011 në Grac, Die Besten aus dem Osten në Vjenë. Foto:  Koha Net

 

Photoblog3

Shpëtim Selmani lindi në vitin 1986 në Prishtinë. Ai studion sociologjinë në Universitetin e Prishtinës dhe është duke e përfunduar studimet për Master për aktrim në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ai është njëri nga bashkë-themeluesit e teatrit modern Po-Po në Ferizaj. Libri i tij me Poezi Brenda Guacës është botuar në vitin 2006. Në vitin 2011 është botuar libri i tij I dytë i titulluar “Poezia” dhe libri i tij i fundit është botuar në vitin 2015 dhe quhet  “Shenimet e një Grindaveci”. Foto: Fidan Cerkini.

 

Photoblog4

Ballsor Hoxha është profesor i Letërsisë Angleze dhe Amerikane. Për më shumë se dy dekada, ai ka punuar me projekte të ndryshme në Kosovë dhe Maqedoni. Ai është autor i një libri me tri koleksione me tregime të shkurtra të titulluar “Bardh e Zi”, botuar nga Multimedia Center. Punimet e tij janë botuar edhe në Revistën kryesore Austriake të Letërsisë “Keine Delicatessen!” si dhe në revista gjermane, sllovene, serbe dhe maqedonase. Aktualisht punon si gazetar për lajme ndërkombëtare në Televizionin Publik të Kosovës dhe është në fazën përfundimtare të librit të tij që do të shtypet nga Saras në Tiranë. Përveç kësaj, ai është edhe njëri nga komunistët më të përkushtuar të artit dhe kulturës në gazetat kryesore të Shqipërisë, Maqedonisë, dhe Kosovës.

 

Photoblog5

Blerina Rogova Gaxha lindi në vitin 1982 në Gjakovë. Ajo ka kryer studimet Master në Format Moderne dhe Teoritë Letrare në Universitetin e Prishtinës. Libri i saj me poezi “Gorgone” (2009) ka fituar çmimin e “Mitingut të Poezise” si libri i vitit. Ajo ka punuar si gazetare për Radio BBC dhe ka shkruar kolumne për gazetën ditore Zëri që nga viti 2009, ku tani punon si redaktore për art dhe kulturë. Punimet e saj janë botuar në revista të ndryshme letrare kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në antologji, përfshirë Lichtungen dhe Wespenest. Ajo ka marrë pjesë në panaire të librit në Gjermani dhe ka fituar një bursë për shkrimtarë në Split, Kroaci në vitin 2013. Në vitin 2013 është botuar punimi i saj me poezi “Kate”, e cila është botuar në Prishtinë nga shtëpia botuese PA. Foto: Ridvan Slivova

 

Photoblog6

Doruntina Basha lindi në vitin 1981 në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka studiuar për dramaturgji në Fakultetin e Arteve të Fakultetit të Prishtinës dhe ka fituar titullin Master nga Erasmus Mundus në programin ‘Udhëkryqet në Shoqëritë Evropiane” i fokusuar në fushën e studimeve gjinore (2006/08). Ajo është dramaturge aktive në Kosovë që nga viti 2002. Dramat e saj janë luajtur në skenat e Kosovës dhe Maqedonisë si dhe janë botuar në Kosovë dhe Francë. Drama e saj e fundit, “Gishti”, ka fituar çmimin rajonal si drama më e mirë bashkëkohore mbi angazhim shoqëror, që është dhënë nga fondacioni Hearfact në Beograd, në bashkëpunim me Multimedia Center në Prishtinë. Ajo ka shkruar disa skripta për filma të shkurtër në Kosovë.