Qershor 30, 2016 | Thursday

Fotografët e rinj të ambientit

Për nder të fushatës dy-mujore të EUICC-së, BE-ja është për Qëndrueshmërinë e Mjedisit, ka filluar Punëtoria e të rinjve për mjedisin, e udhëhequr nga fotografi Atdhe Mulla. Një muaj i plotë i punëtorisë dhe ekspozitës me fotografët e rinj. Gjatë tri ditëve të ligjëratave të mjeshtrit, studentët u trajnuan në lidhje me bazat e fotografisë, duke identifikuar subjektet dhe kapur elementet artistike përmes fotografive në temën e qëndrueshmërisë mjedisore, ose në disa raste, jo-qëndrueshmërisë mjedisore. Qëllimi i punëtorisë ishte për të zhvilluar aftësitë e fotografëve të rinj entuziastë rreth fotografisë, duke tërhequr vëmendjen rreth gjendjes së mjedisit në Kosovë. Fotografët kanë përdorur një gamë të gjerë të mjeteve duke filluar nga telefonat smart deri te aparatët fotografikë profesionalë, duke prodhuar rezultate të ndryshme, të vlerësuara nga Atdhe Mulla. Fotografitë më të mira nga secili prej fotografëve të rinj do të bëhen pjesë e Ekspozitës së fotove të rinjve për mjedisin në EUICC Prishtina, e hapur gjatë muajit korrik, dhe në fund të korrikut do të ekspozohet në EUICC në Mitrovicën e Veriut.

 

1 (1)

Dita e parë e punëtorisë: pjesëmarrësit njihen me aspektet teknike dhe kompozicionale të fotografisë. Pastaj, ata të gjithë punuan në përzgjedhjen e temave për t’i fotografuar dhe përcaktuar afatin kohor për detyrat. (Foto: EUICC)


2 (1)

Atdhe Mulla paraqet shembuj të fotografive të bëra jashtë gjatë punëtorisë së dytë e cila përfshinte mësime për editimin dhe post-produksionin duke përdorur Photoshop-in. (Foto: EUICC)

 

3 (1)

Pjesëmarrësit ishin në gjendje të analizojnë cilësinë e fotografisësë së publikuar përderisa gjithashtu patën konsultime përfundimtare për detyrat e tyre dhe parashtrimet potenciale. Në ditën e fundit të punëtorisë ata u përgatitën për shtypjen dhe prezantimin e ekspozitës. (Foto: EUICC)

 

fikoo

Fotografët e rinj, Fikret Ahmeti, është kapur këtu, duke marrë pozitën për të bërë një foto të përsosur.

 

FullSizeRender

Një tjetër fotograf, Rinor Dërmaku, vendos pajisjet e tij për të kapur skenën e përsosur në një nga bukuritë natyrore të Kosovës.

Një vështrim i shpejtë i fotove që do të shfaqen në ekspozitën që përmban 24 fotografi me fokus në mjedisin janë dhënë më poshtë. Bashkojuni hapjes së Ekspozitës së Fotografive nga EUICC në Prishtinë në ora 19:00 më 30 qershor 2016 për të parë koleksionin e plotë.

 

 

4 (1)

Ekspozita Vështrim i Shpejtë [Sneak Peak]: Foto e dorëzuar nga Fikret Ahmeti

 

5 (1)

Ekspozita Vështrim i Shpejtë: Foto e dorëzuar nga Andi Deqani

 

 6 (1)

Ekspozita Vështrim i Shpejtë: Foto e dorëzuar nga Fisnik Halili