Shtator 26, 2018 | Wednesday

Gara për Film të Shkurtër për Mjedisin

KYÇU NË GARË PËR FILM TË SHKURTËR PËR MJEDISIN

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Qendra e Informimit dhe Kultures e BE ju fton që të merrni pjesë në garë për filma të shkurtër me fokus në mbrojtjen e mjedisit. #jepimundësigjelbërimit me kreativitetin tënd!

Të drejtë aplikimi kanë:

–          Qytetarët e Kosovës, moshat 16-30.
–          Nuk kërkohet përvojë e mëhershme në film, vetëm idea dhe dëshira jote për të realizuar një film. Tema e filmave duhet të ndërlidhet me mjedisin në aspektin pozitiv apo negativ dhe të jap një mesazh për këtë çështje. Filmat duhet të realizohen në Kosovë.
–          Incizimi mund të bëhet me kamera profesionale, telefon të mençur apo çfarëdo mjeti tjetër elektronik për incizim
–          Gjatësia e filmit duhet të jetë prej 30 sekonda deri në 3 minuta.
–          Filmin tënd ngarkoje në Vimeo dhe na dërgo linkun e Vimeos në info@euicc-ks.com . Filmi nuk mund të shfaqet askund deri sa të merret vendimi i përzgjedhjes.
–          Ngarkoje në Instagram një trailer 15 sekondësh të filmit me hashtag #GiveGreenAChance

42516557_2102901186395793_924201959085309952_n

Afati për dorëzim: 30 nëntor 2018.

Dhjetë filmat më të mirë do të përzgjidhen nga juria për t’u shfaqur më 14 dhjetor 2018 gjatë ceremonisë së organizuar nga ana e Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian.

Gjatë ceremonisë, juria gjithashtu do ta shpallë fituesin e garës.

Fituesi do të fitojë kamerë profesionale

Kyçu dhe fito një kamerë profesionale!

#GiveGreenAChance #mjedisi #EU #Kosova @euinkosovo

42622454_2102901259729119_2944489394700025856_n