Shtator 23, 2020 | Wednesday

Garë e fotografisë | Covid-19: Gratë dhe tregimet e tyre

Covid-19: Gratë dhe tregimet e tyre

Garë e fotografisë

Çfarë keni bërë gjatë karatinës dhe izolimit? Ndani me neve fotografitë dhe tregimet tuaja për mundësinë që të fitoni çmime dhe të bëheni pjesë e një publikimi nga Zyra e BE në Kosovë.

 

Metoda e aplikimit

Na dërgoni një fotografi tuajën apo të ndonjë gruaje tjetër gjatë pandemisë, bashkë me një përshkrim të shkurtër deri në 200 fjalë të atij momenti, në info@europehouse-kosovo.com
Fotografitë dhe tregimet më të mira do të bëhen pjesë e një publikimi nga Zyra e BE në Kosovë.
Fitueset do të shpërblehen me njërin nga kuponat e shpërblimeve për pajisje teknologjike në Gjirafa50, në vlerë prej 700, 300 dhe 200 eurove.

 

Rregullat e garës*

Fotografitë dhe tregimet duhet të jenë origjinale dhe të krijuara specifikisht për këtë garë
Përshkrimi i fotografisë duhet të jetë deri në 200 fjalë
Mund të dërgoni vetëm një tregim por deri në 3 fotografi për person.
Fotografitë mund të jenë të grave që kanë punuar/punojnë prej shtëpisë, duke kryer angazhimet familjare, gratë në vendin e punës në kohën e pandemisë, gratë që punuan në radhën e parë në luftën me pandeminë, dhe momente tjera që tregojnë sakrificën dhe investimin e grave në këtë kohë pandemie
Gara është e hapur për të gjitha gratë/vajzat/femrat e çdo moshe, nga Kosova
Publiku (gratë dhe burrat) mund edhe të nominojnë dikë tjetër për tu futur në garë
Fitues të çmimeve mund të jenë vetëm ata që dërgojnë fotografi por jo ata që nominojnë/nominohen
Një juri në përbërje të një fotografi/fotografeje profesionale, dikush nga stafi i Zyrës së BE dhe nga stafi i Europe House do të bëjë vlerësimin e fotografive, pas datës së fundit

*Këto rregulla mund të ndryshojnë në bazë të zhvillimit të mëtutjeshëm të garës.

Data e fundit për dërgimin e fotografive: 14 tetor 2020, ora 23:59.
Fotografitë dhe tregimet tuaja, por edhe çfarëdo pyetje, na dërgoni në info@europehouse-kosovo.com