Maj 22, 2019 | Wednesday

‘Gratë në Biznes në Kosovë’ – një ngjarje informuese

“Gratë në Biznes në Kosovë” ishte ngjarja e radhës e organizuar në kuadër të “EU Gender Talks – Sepse ne bëjmë ndryshimin”.

Me 21 maj, Europe House dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë mirëpritën pjesëmarrësit për një ditë me plot aktivitete, mes tyre edhe lansimi i raportit “Kuotat gjinore në bordet e korporatave në Kosovë”, biseda me gratë ndërmarrëse dhe info-sesionet rreth rëndësisë së këtyre bizneseve dhe mentorshipit.

Ishte Ambasadorja Nataliya Apostolova ajo e cila e hapi ngjarjen duke treguar se gratë përfaqësojnë mbi 50 % të popullsisë në Kosovë dhe kësisoj nuk duhet nënvlerësuar fuqia e tyre në ekonominë e vendit, krahas edhe çdo sektori tjetër.

Ky aktivitet u implementua me anë të Equal Rights for All Coalition, mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe ku morrën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare, pjesëtarë të komunitetit të biznesit, studentë, përfaqësuesit e ambasadave dhe zyrtarë qeveritarë.