Shtator 5, 2022 | Monday

Gresa Boshtraj – aktiviste e përkushtuar e vlerave të BE-së

Gresa Boshtraj është një 23-vjeçare e diplomuar në Dizajn të Integruar e cila aktualisht punon si Menaxhere e Projekteve Dixhitale në MetDaan, ndërkohë që ka edhe titullin e Ambasadores së Re Evropiane të Kosovës!

Si një aktiviste krenare për temat e barazisë, mjedisit, artit dhe kulturës, Gresa synon të përfaqësoj rininë e vendit duke lidhur, përhapur ndërgjegjësimin dhe vlerat e BE-së, duke mbrojtur dhe marrë pjesë në kauza të ndryshme, etj.

Gresa rrëfen se ka qenë gjithmonë e magjepsur nga diversiteti, duke marrë pjesë në shumë kurse, kauza, protesta, festivale, projekte të ndryshme që më së shumti kishin të bënin me artin, kulturën, mjedisin dhe qëndrueshmërinë, dizajnin, inovacionin dhe së fundmi por jo më pak e rëndësishmja integrimin në BE.

Një përvojë shumë me ndikim ka qenë udhëtimi përmes EuroTrip-it të organizuar nga universiteti i saj, i cili e ndihmoi Gresën të zbulonte thelbin e vlerave evropiane dhe të depërtonte në pafundësinë e kulturave të ndryshme.

Aktivizimi i Gresës filloi menjëherë pasi ka mbaruar Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Farmacisë. Ajo përdori aftësinë e saj për përzierjen e shkencës dhe artit për të krijuar ndryshim.

E dhënë në advokimin përmes artit, Gresa vullnetarisht mori pjesë në shumë festivale (MOS Festival, Doku Fest, Autostrada Biennale), projekte të dizajnit dhe kulturës (Java e Dizajnit në Milano, Java e Dizajnit në Shkup), kurse dhe trajnime, por më e rëndësishmja ishte në pah, duke u paraqitur dhe duke protestuar për barazi dhe drejtësi.

Të qenit një ambasadore e re evropiane i ka dhënë Gresës mundësinë për të zgjeruar aktivizmin e saj, në mënyrë që ajo të ndajë dhe përhapë më shumë ndërgjegjësim tek të rinjtë dhe ndjekësit në mediat sociale, për të mësuar, përjetuar dhe për t`u lidhur më shumë, për të krijuar marrëdhënie më të mira brenda brezave të rinj në rajonin e Ballkanit duke investuar në një të ardhme më pozitive jo vetëm në Ballkan por edhe në të gjithë Evropën.

Për të cituar mantrën e Gresës, “E di që ndonjëherë ndihemi shumë të vegjël kur bëhet fjalë për të bërë një ndryshim, por duhet t’i kujtojmë vetes se jemi më të fortë vetëm kur jemi të bashkuar”.