Janar 30, 2023 | Monday
Libri i njohur me poezi lirike dhe poezi në prozë për dashurinë në marrëdhënien nënë-fëmijë dhe zhvillimin e saj ndër vite me rritjen e fëmijës, u prezantua sot nga “Pupëza” në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.
“Hana e Re” shkruar nga poeti më i njohur indian Rabindranath Tagore, vjen për herë të parë i përkthyer në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese “Pupëza”. Libri i cili u shkrua fillimisht në gjuhën bengali dhe i përkthyer në gjuhën angleze nga vetë autori, nga studiuesit dhe kritikët konsiderohet si bazë njohurish të qytetërimit siç e njohim ne.
Adhurues të shumtë të librit të pranishëm në ngjarjen në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë morën në dorë kopjet e librit të punuara me dorë e të botuara nga “Pupëza”, dhe patën mundësinë të shijojnë disa nga poezitë e librit dhe tingujt muzikorë të interpretuar nga xhaz-kitaristi Armend Xhaferi.. Kopjet e mbetura të librit mund të porositen në “Pupëza.”
Ngjarja u organizua nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian në Kosovë.