Shkurt 8, 2021 | Monday

Hapet ekspozita virtuale – “Vit i ri, Artistë të rinj, Shpresa të reja”

Shtëpia e Evropës në Prishtinë, ka hapur ekspozitën virtuale “Vit i ri, artistë të rinj, shpresa të reja”, e organizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, gjegjësisht profesorin Mehmet Behluli.

Ekspozita virtuale mund të vizitohet duke klikuar KETU.

Artistët e rinj performues në ekspozitë janë:

  • Arrita Kalaveshi – Skulptore
  • Arton Behrami – Skuptor
  • Atdhe Behluli – Artist Konceptual
  • Endrit Jashanica – Artist Konceptual
  • Renea Begolli – Piktore

Ekspozita e cila do të qëndrojë e hapur deri në muajin mars, mund të vizitohet edhe fizikisht në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, çdo ditë pune prej orës 9:00-18:00, duke ju përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore (bartjes së maskës).